Rama: Inventarizim i plotë i dëmeve nga zjarret, do të kompensohen një për një

Kryeministri Edi Rama ndërsa informoi sot se 207 shtëpi janë të dëmtuara nga zjarret që kanë përfshirë disa zona të vendit, nga të cilat 40 familje deri tani kanë humbur shtëpinë plotësisht, premtoi kompensim të dëmeve.


Kryeministri Edi Rama ndërsa informoi sot se 207 shtëpi janë të dëmtuara nga zjarret që kanë përfshirë disa zona të vendit, nga të cilat 40 familje deri tani kanë humbur shtëpinë plotësisht, premtoi kompensim të dëmeve.

Në një komunikim live në rrjetet sociale, Rama tha se 72 orët e fundit ishin tejet të vështira për shkak të zjarreve që patën një zhvillim më të madh sesa çdo herë tjetër më parë këtë moment.

“Në radhë të parë dua t’i shpreh ngushëllimet kujt humbi të afërmin e vet dhe t’u shpreh gjithë solidaritetin atyre familjeve që kanë humbur shtëpinë nga zjarri. Tani që flasim janë 207 shtëpi të dëmtuara, të prekura nga zjarri, por në këtë numër hyjnë 40 familje deri tani të cilat faktikisht e kanë humbur shtëpinë plotësisht”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë tha se “dua t’i sigurojë të gjithë qoftë familjet që kanë humbur shtëpinë plotësisht apo kanë pësuar dëmtime në shtëpinë e tyre nga zjarri po bëjmë sipas protokollit të situatës edhe me autoritetet përkatëse inventarizimin e plotë të këtyre dëmeve dhe pa diskutim dhe siç ka ndodhur në të shkuarën do të ndodhë përsëri”.

“Askush nuk do të jetë vetëm dhe askush nuk do të mbetet pa e parë në krah qeverinë, pa e pasur në krahë shtetin për t’u rikthyer në një shtëpi më të mirë dhe më të fortë ashtu sikundër për të marrë dëmshpërblimin përkatës edhe për krerët e humbur”, bëri të ditur Rama duke shtuar se deri tani numërohen 3 619 krerë bagëti të humbur.

Kryeministri Rama premtoi se do të kompensohen një për një pa asnjë diskutim, ndërkohë që shtoi se “inventarizimi i dëmeve vazhdon”.

Nga ana tjetër, Rama shprehu mirënjohjen dhe respektin ndaj të gjitha forcave të angazhuara në terren.

“Kanë qenë në total 10 249 forca të të gjitha llojeve që kanë pasur sipas protokollit të situatës pjesën e vet të frontit por në radhë të parë dua të shpreh mirënjohje, respekt, falënderim për trupat zjarrfikëse, të cilat meritojnë të gjithë admirimin”, tha Rama.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Karakaçi: Nuk ka asnjë sanksion nga Komuniteti i Energjisë i BE për Shqipërinë

Drejtuesi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Enea Karakaçi, sqaroi sot në një intervistë televizive se nuk ka…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Karakaçi: Nuk ka asnjë sanksion nga Komuniteti i Energjisë i BE për Shqipërinë

Drejtuesi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Enea Karakaçi, sqaroi sot në një intervistë televizive se nuk ka…