Maratona Kombëtare e Sigurisë Kibernetike 2025, zbulim dhe promovim talenteve të reja

Kjo maratonë është më shumë se një garë është një mundësi unike për të identifikuar, zhvilluar dhe promovuar gjeneratën e re të ekspertëve të sigurisë kibernetike në Shqipëri.


Për herë të parë, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike organizon Maratonën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike 2025.

Kjo maratonë është një iniciativë kombëtare për zbulimin, zhvillimin dhe promovimin e talenteve të rinj në sigurinë kibernetike, mes universiteteve dhe shkollave profesionale me drejtim teknologjik.

Gjatë këtyre ditëve, po vërehet një angazhim i madh nga të rinjtë në të gjithë Shqipërinë, të cilët me pasion, aftësi dhe dëshirë sfidojnë veten në një nga fushat më sfiduese të së ardhmes.

Deri më sot janë regjistruar 249 studentë, 25 institucione pjesëmarrëse, nga të cilat 19 universitete dhe 6 shkolla teknike profesionale.

Pjesëmarrësit po përballen me 50 sfida teknike, të ndara sipas niveleve të vështirësisë: 25 fillestar, 15 mesatar dhe 10 të avancuara.

Të gjitha sfidat po zhvillohen në SimSpace, një nga platformat më të avancuara për simulimin e sulmeve dhe trajnimin në mjedise reale kibernetike.

Kjo maratonë është më shumë se një garë është një mundësi unike për të identifikuar, zhvilluar dhe promovuar gjeneratën e re të ekspertëve të sigurisë kibernetike në Shqipëri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Firmoset marrëveshja me BERZH, 22,5 milionë euro për nënstacionin elektrik nëntokësor në Tiranë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi vlerësoi sot marrëveshjen e nënshkruar mes OSHEE Group dhe Bankës Europiane për Rindërtim…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Firmoset marrëveshja me BERZH, 22,5 milionë euro për nënstacionin elektrik nëntokësor në Tiranë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi vlerësoi sot marrëveshjen e nënshkruar mes OSHEE Group dhe Bankës Europiane për Rindërtim…