AKSK: 29 incidente kibernetike të menaxhuara në tremujorin prill-qershor 2025

Gjatë tremujorit të dytë të vitit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka menaxhuar me sukses 29 incidente kibernetike, që përfshijnë një spektër të gjerë kërcënimesh ndaj institucioneve në vend.


Gjatë tremujorit të dytë të vitit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka menaxhuar me sukses 29 incidente kibernetike, që përfshijnë një spektër të gjerë kërcënimesh ndaj institucioneve në vend.

Sipas AKSK-së, sulmet më të shpeshta kanë qenë të tipit DDoS, me qëllim ndërprerjen e shërbimeve publike, ndërsa incidenti me impaktin më të rëndë ka qenë sulmi WIPER ndaj Bashkisë së Tiranës, i cili synonte fshirjen përfundimtare të të dhënave dhe dëmtimin e funksioneve digjitale.

Krahas tyre, janë identifikuar edhe tentativa phishing, spear phishing, skanime të paautorizuara të rrjeteve, komprometime aplikacionesh, trojanë dhe shfrytëzim i dobësive në sisteme të ndryshme.

“Ky tremujor konfirmon qartë nevojën për vigjilencë të vazhdueshme dhe përforcimin e kapaciteteve reaguese. AKSK, në rolin e saj si institucion qendror për sigurinë kibernetike, vijon të garantojë monitorim të pandërprerë, ndërhyrje në kohë reale dhe mbështetje teknike për infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit në vend”, thuhet në njoftimin e AKSK-së.

Burimi ATSH

Papa Leone XIV pret kryeministrin Rama

Sot paradite papa Leone XIV priti në audiencë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, publikoi sot Vatican News.

Global 360

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Papa Leone XIV pret kryeministrin Rama

Sot paradite papa Leone XIV priti në audiencë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, publikoi sot Vatican News.