Guvernatori Sejko: Shkëmbimi pagesave i njëvlershëm me vendet e BE-së

Banka e Shqipërisë po punon intensivisht që më 7 tetor bankat të jenë gati për funksionimin e plotë në skemën SEPA


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se tashmë vendi ka shënuar një hap të rëndësishëm në modernizimin e sistemit të pagesave duke e bërë atë të njëvlershëm me vendet e Bashkimit Evropian.

Në një intervistë për mediet, Sejko ndau detaje lidhur me zhvillimet më të fundit në sistemet e pagesave në vend, të cilat janë një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit të pagesave dhe njëkohësisht formalizimit të ekonomisë shqiptare.

“Projekti “Open Banking”, i cili tashmë ka përfunduar teknikisht, SEPA që pritet të bëhet operacional më 7 tetor 2025, së bashku me pagesat e menjëhershme “Instant Payment”, do të sjellin reduktimin e përdorimit të parasë fizike dhe rritjen e digjitalizimit në ekonominë shqiptare”, tha Guvernatori.

Sejko u shpreh se, këto zhvillime të rëndësishme përfaqësojnë një kriter garancie pasi në aspektin e integrimit financiar dhe shkëmbimit të pagesave vendi ynë do të konsiderohet i njëvlershëm me vendet e Bashkimit Evropian.

“Banka e Shqipërisë po punon intensivisht që më 7 tetor bankat të jenë gati për funksionimin e plotë në skemën SEPA. Vetëm në vitin e parë pas implementimit, ekonomia shqiptare pritet të përfitojë rreth 20 milionë euro në kursime, shifër që do të vijojë të rritet me kalimin e kohës. Vlen për tu theksuar se përtej kursimeve, do të rritet edhe siguria e transaksioneve”, deklaroi ai.

Burimi ATSH

Rama: Digjitalizimi i inspektimeve, kyç për përmirësimin e konkurrencës së ndërmarrjeve

Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e digjitalizimit për përmirësimin e sistemit të inspektimeve dhe garantimin e një konkurrencë të ndershme…

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Digjitalizimi i inspektimeve, kyç për përmirësimin e konkurrencës së ndërmarrjeve

Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e digjitalizimit për përmirësimin e sistemit të inspektimeve dhe garantimin e një konkurrencë të ndershme…