Karçanaj: Digjitalizmi i shërbimeve publike, gati të kthehet në brand shqiptar

Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj tha se sot, zhvillimi që ka shënuar digjitalizimi i shërbimeve publike e ka kthyer atë në një brand shqiptare dhe aset të diplomacisë ekonomike dhe eksporteve.


Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj tha se sot, zhvillimi që ka shënuar digjitalizimi i shërbimeve publike e ka kthyer atë në një brand shqiptare dhe aset të diplomacisë ekonomike dhe eksporteve.

E pranishme në takimin që u zhvillua në Berat me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, startup-eve, Karçanaj vlerësoi rolin e AKSHI-t, në agjendën digjitale të Shqipërisë dhe transformimin drejt një zhvillimi të ri të shërbimeve publike digjitale.

“Digjitalizimi i shërbimeve publike që ofron sot AKSHI, ka mundësuar krijimin e standardeve në këtë drejtim. Kemi krijuar një treg IT tani që falë menaxhimit tonë konkurrojmë dukshëm në Europë. Synimi ynë të mbajmë dhe të forcojmë talentet shqipate në fushën e IT. Ne duhet të fokusohemi tek cilësia e arsimit të lartë, tek kurrikulat dhe qasja e nevojave për studentët e fushës duke u ndërlidhur me strategjinë që ka qeveria për për të ardhmen e teknologjisë. Ne duhet të mësojmë ata që na duhen”, theksoi Karçanaj.

Ajo solli në vëmendje se studentët që punësohen në AKSH, minimumi iu duhet të kalojnë një periudhë prej 2 vitesh trajnim në AKSH dhe pikërisht kur ata janë gati, ata shkojnë dhe hapin kompanitë e tyre, apo në kompani private me rrogë më lartë duke ndihmuar zhvillimin e tregut dhe industrinë e fushës.

“Digjitalizmi i shërbimeve publike tashmë është gati të kthehet në një brand shqiptar sepse janë mbi 60 vende që duan zgjidhje të qeverisjes elektronike, ndërkohë që Shqipëria ka një portofol të dokumentuar dhe ka shumë përvojë bashkë me sipërmarrjen private dhe është gati ta çojë këtë përvojë tek këto 60 vende plus”, u shpreh Karçanaj.

Ajo thekoi se, ka ardhur koha ta çojmë digjitalizimin e shërbimeve publike në një aset të diplomacisë ekonomike dhe eksporteve”, tha drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Thjeshtim i procedurave për porte turistike, stimulon projektet strategjike

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, shpjegoi në seancën plenare të Kuvendit se nisma e re ligjore për disa…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Thjeshtim i procedurave për porte turistike, stimulon projektet strategjike

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, shpjegoi në seancën plenare të Kuvendit se nisma e re ligjore për disa…