Skema Kombëtare 2025, AZHBR nis disbursimin e blegtorëve

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka nisur disbursimin e pagesave për blegtorët, ndërsa ka publikuar listën e aplikantëve përfitues të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025.


Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka nisur disbursimin e pagesave për blegtorët, ndërsa ka publikuar listën e aplikantëve përfitues të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025.

Sipas AZHBR-së, në masën l: “Për tufën bazë të matrikulluar të krerëve të gjedhit” janë kualifikuar 3971 aplikime.

Për herë të parë, këtë vit mbështeten fermat e viçave, me financim të drejtëpërdrejtë për gjedhët, në vlerën deri në 10 mijë lekë/krerë lopë/mëshqerrë dhe deri në 5 mijë lekë/krerë viça për çdo fermer të shpallur përfitues.

Gjithashtu, fermat me më shumë se 50 krerë mbështeten me financim deri në 50% të kostove.

Vitin e kaluar nga kjo masë u mbështetën me subvencion 3503 fermerë. Për këtë vit numri i aplikimeve është rritur, gjithashtu dhe i përfituesve të cilët kanë plotësuar kriteret dhe dokumentet që kërkon zbatimi i skemës.

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2025 ofron financim 100% për grupimet e fermerëve dhe Shoqëritë e Bashkëpunimit.

Aplikimet për të përfituar nga 8 masat e mbëshetjes të Skemës Kombëtare 2025, u kryen online në portalin e-Albania nga data 30 prill deri më 30 maj dhe pas nënshtrimit të kontrollit administrativ për verifikim, AZHBR publikon listën e përfitueseve për secilën masë.

Burimi ATSH

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin…