Skema Kombëtare, Denaj: Bletarët e bashkuar përfitojnë 100% mbështetje financiare

Qeveria adreson mbështetje të veçantë për zhvillimin e sektorit të bletarisë përmes skemës së subvencionimit.


Qeveria adreson mbështetje të veçantë për zhvillimin e sektorit të bletarisë përmes skemës së subvencionimit.

Në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025, bletaria mbështetet në vlerën 1000 lekë për zgjua dhe bletarët e bashkuar në një grupim fermerësh, përfitojnë të parët 100% financimin duke marrë secili prej tyre në llogari të veçantë masën e subvencionuar në nivelin maksimal.

Bletari Enkeled Mira, nga Devolli, prej gati 20 vitesh i përkushtuar në mbarështimin e bletëve, është përfitues i Skemës Kombëtare të Mbështetjes për bletarinë, e cila i ka mundësuar zgjerimin e aktivitetit të tij.

Rreth 200 koshere bletësh janë pjesë e një aktiviteti të qëndrueshëm bletarie që furnizon konsumatorët dhe tregun vendas me mjaltë cilësor dhe qumësht blete.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau historinë e tij në rrjete sociale teksa bëri të ditur për instrumente të reja financimi në mbështetje të bujqësisë dhe të fermerëve.

“Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, me 50% grant dhe mbështetjes nga Kredia e Butë të kombinuar me Garancinë Sovrane, çdo fermer mund të përfitojë financim me normë interesi vetëm 2% dhe mbulim kolateral deri në 70%”, tha Denaj.

Bletaria është një nga sektorët e rëndësishëm të ekonomisë, e cila ka pasur një zhvillim të konsiderueshëm në vitet e fundit.

Sot numërohen rreth 500 mijë zgjoje bletësh në të gjithë vendin, ku vetëm në 10 vitet e fundit numri i zgjojeve është rritur me 64%, duke ndikuar ndjeshëm në sasinë e prodhimit të mjaltit për tregun dhe për eksport në vendet e rajonit.

Burimi ATSH

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…