Denaj: Nxitje aplikimeve në Skemën Kombëtare të Bujqësisë dhe Garancinë Sovrane

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha sot se ka përfunduar bashkëbisedimi me përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe drejtorive rajonale në të gjithë Shqipërinë, për të kuptuar nga afër problematikat e bujqësisë.


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha sot se ka përfunduar bashkëbisedimi me përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe drejtorive rajonale në të gjithë Shqipërinë, për të kuptuar nga afër problematikat e bujqësisë.

Ministrja Denaj u shpreh se krahas problematikave, diskutimet u përqëndruan edhe në promovimin e nevojës për të nxitur bashkimin e operatorëve, aplikimin në Skemën Kombëtare, Kredinë e Butë dhe Garancinë Sovrane.

Një tjetër fokus i bashkëbisedimeve, sipas Denajt ishte edhe fuqizimi i prodhimeve cilësore Made in Albania, me synimin për të arritur objektivin ambicioz prej 1 miliard dollarësh në eksporte bujqësore.

Garancia Sovrane me fond prej 3 miliardë lekësh, ose 30 milionë euro është një instrument i cili do të vihet në shërbim të sektorit privat me qëllim lehtësimin e aksesit në financë për fermerët dhe Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme.

Garancia Sovrane, e kombinuar me kredinë e butë të Bankës së Shqipërisë, ul normën e interesit në vetëm 2% dhe mbulon deri në 70% të kolateralit për kredi, deri në 25 milionë lekë për subjekt, duke krijuar lehtësi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që operojnë në prodhim bujqësor, agropërpunim, turizëm rural dhe akuakulturë.

Normat që parashikohen për këtë skemë do të jenë tejet të favorshme dhe me mbulim deri në 70% të principalit të kredisë, shuma e së cilës nuk do të kalojë 25 milionë lekë për secilin prej subjekteve aplikuese.

Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme do të kenë mundësi që këtë Garanci Sovrane ta kombinojnë edhe me produktin e Bankës së Shqipërisë duke përfituar më shumë mundësi dhe një akses më të madh financiar me fokus investimet që rrisin kapacitetin dhe cilësinë prodhuese në agropërpunim, modernizimin e mekanikës bujqësore, agroturizëm, peshkim, akuakulturë etj..

Kjo është Garancia e pestë Sovrane që qeveria shqiptare vë në dispozicion të sipërmarrjeve private, si një mundësi për likuiditet të shtuar, me shtetin si garantues.

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…