Gogu nga Strasburgu: Raporti i PE vlerëson progresin e qëndrueshëm në reformat kyçe

Raporti pritet të votohet nesër nga Parlamenti Europian, në seancën e fundit plenare të këtij sesioni.


Në prag të votimit të raportit vjetor për Shqipërinë nga Parlamenti Europian, përfaqësuesi i shumicës socialiste, Toni Gogu, ndodhet në Strasburg për të ndjekur nga afër seancën plenare ku po diskutohet dokumenti mbi ecurinë e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gogu theksoi se raporti, i përgatitur nga eurodeputeti Andreas Schieder, vlerëson progresin e qëndrueshëm të Shqipërisë në reformat kyçe, përfshirë drejtësinë, shtetin e së drejtës dhe funksionimin demokratik të institucioneve.

“Shqipëria po ecën me ritmin e duhur të vendosur, të besueshëm dhe të pandalshëm drejt familjes ku i përkasim natyrshëm”, u shpreh Gogu, duke shtuar se ky raport nuk është thjesht një analizë teknike, por një pasqyrë realiste e progresit të arritur me përkushtim dhe durim.

Në raportin e miratuar më herët nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian, veçanërisht theksohet përputhja e plotë e politikës së jashtme të Shqipërisë me atë të BE-së, si dhe roli konstruktiv i saj në rajon.

Sipas Gugut, kjo tregon “seriozitetin dhe maturinë e Shqipërisë si një vend kandidat i denjë”.

Raporti pritet të votohet nesër nga Parlamenti Europian, në seancën e fundit plenare të këtij sesioni.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Avokati i Popullit-OSBE: Thellim të partneritetit për një institucion në mbrojtje më të gjerë qytetare

Avokati i Popullit, Endri Shabani priti në një takim zyrtar kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, për…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Avokati i Popullit-OSBE: Thellim të partneritetit për një institucion në mbrojtje më të gjerë qytetare

Avokati i Popullit, Endri Shabani priti në një takim zyrtar kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, për…