Të ardhurat nga doganat, rritje me 3,3% në gjysmën e parë të vitit

Administrata Doganore realizoi në masën 100% planin e të ardhurave për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, duke arritur të mbledhë 113.7 miliardë lekë.


Administrata Doganore realizoi në masën 100% planin e të ardhurave për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, duke arritur të mbledhë 113.7 miliardë lekë.

Kjo shifër përfaqëson një rritje prej 3.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke reflektuar një performancë të qëndrueshme dhe efektive në administrimin dhe zbatimin e politikave fiskale.

Një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në këtë rritje është zgjerimi i volumit të mallrave të akcizës të zhdoganuara gjatë periudhës.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, janë zhdoganuar 44 mijë tonë karburant, 96 tonë cigare, 97 tonë kafe dhe 4,770 tonë birrë.

“Rezultatet e gjashtëmujorit të parë 2025 dëshmojnë se Administrata Doganore mbetet një shtyllë kyçe në sigurimin e të ardhurave buxhetore dhe në ruajtjen e stabilitetit fiskal të vendit. Përkundër sfidave makroekonomike, performanca e qëndrueshme, inovacioni në procedura dhe rekordet në zhdoganimin e mallrave të akcizës e vendosin institucionin në një trajektore pozitive edhe për gjashtëmujorin e dytë”, bën të ditur DPD.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Samiti i Diasporës, Rama: Projektojmë rolin tuaj në rrugëtimin Shqipëria 2030 në BE

“Një komb, një zemër, një e ardhme”, me këtë mesazh ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Samiti i Diasporës, Rama: Projektojmë rolin tuaj në rrugëtimin Shqipëria 2030 në BE

“Një komb, një zemër, një e ardhme”, me këtë mesazh ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi…