Autoriteti i Konkurrencës rekomandon masa për transparencë dhe harmonizim të tarifave në bankomatë

Komisioni i Konkurrencës ka përfunduar monitorimin e tregut të shërbimeve bankare në lidhje me tarifat për tërheqjet në bankomatët në bashkinë Sarandë.


Komisioni i Konkurrencës ka përfunduar monitorimin e tregut të shërbimeve bankare në lidhje me tarifat për tërheqjet në bankomatët në bashkinë Sarandë.

Komisioni i Konkurrencës bën të ditur se sipas raportit të nxjerrë pas shqyrtimit të të dhënave nga të gjitha bankat e licencuara në vend, nuk janë konstatuar praktika kundraligjore që cenojnë konkurrencën.

Megjithatë, thekson Komisioni, u evidentuan disa probleme të rëndësishme, si mungesa e transparencës mbi tarifat, mos-harmonizimi i komisioneve për kartëmbajtësit e huaj, si dhe përdorimi i rrjeteve të nënkontraktuara të bankomatëve, që shkakton vështirësi për përdoruesit.

Në bazë të këtyre gjetjeve, Komisioni i Konkurrencës i ka rekomanduar Bankës së Shqipërisë që të ndërmarrë disa masa.

Së pari, të kontrollojë metodologjinë e përllogaritjes së komisioneve për tërheqje, duke përfshirë edhe tarifat për kartëmbajtësit e huaj dhe aplikimin e “mark-up”-it në shërbimin e këmbimit dinamik të valutës (DCC).

Po ashtu, Komisioni i ka kërkuar Bankës të kërkojë raportim periodik dhe të publikojë në një format të unifikuar të gjithë komisionet, në mënyrë që ato të jenë lehtësisht të aksesueshme për publikun, si në faqet zyrtare të bankave, ashtu edhe në faqen e Bankës së Shqipërisë.

Për më tepër, thekson Komisioni, duhet shqyrtuar nevoja për ndërhyrje rregullatore lidhur me përdorimin e rrjeteve të nënkontraktuara të bankomatëve dhe për parandalimin e aplikimit të komisioneve të tepruara.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Samiti i Diasporës, Rama: Projektojmë rolin tuaj në rrugëtimin Shqipëria 2030 në BE

“Një komb, një zemër, një e ardhme”, me këtë mesazh ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Samiti i Diasporës, Rama: Projektojmë rolin tuaj në rrugëtimin Shqipëria 2030 në BE

“Një komb, një zemër, një e ardhme”, me këtë mesazh ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi…