Denaj: Skema Kombëtare e Investimeve, mbulim kolateral deri në 70 %

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjetet sociale shembullin e agroturizmit “Hajdar Kuçi”, që ndodhet jo shumë minuta larg kryeqytetit, në fshatin Marikaj, mes Tiranës dhe Durrësit.


Agroturizmi “Hajdar Kuçi” sjell konceptin e njohur “nga toka në tavolinë”, duke ofruar një përvojë unike për çdo vizitor që kërkon qetësi, natyrë dhe shije të vërteta shqiptare.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjetet sociale shembullin e agroturizmit “Hajdar Kuçi”, që ndodhet jo shumë minuta larg kryeqytetit, në fshatin Marikaj, mes Tiranës dhe Durrësit.

“Agroturizmi Hajdar Kuçi sjell në tryezë produkte autentike “Made in Albania”, përmes konceptit “nga toka në tavolinë”, duke ofruar një përvojë unike për çdo vizitor që kërkon qetësi, natyrë dhe shije të vërteta shqiptare. Hajdari, agronom në profesion, dhe bashkëshortja e tij Lindita, janë zemra e këtij agroturizmi, ku çdo detaj, nga mikpritja te prodhimi, reflekton dashurinë për tokën dhe përkushtimin ndaj traditës. Me vreshta, ullinj, sera me perime të stinës, ara me shegë, bletë dhe gjedhë, ferma është një shembull se si natyra dhe gastronomia tradicionale bashkëjetojnë në harmoni”, theksoi Denaj.

Denaj u shpreh se “përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, me 50% grant dhe mbështetjes nga Kredia e Butë të kombinuar me Garancinë Sovrane, mund të përfitoni financim me normë interesi vetëm 2% dhe mbulim kolateral deri në 70%, ndërsa për zonat malore mbështetja është edhe më e madhe falë Paketës së Maleve”.

Burimi ATSH

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026 në Cannes me 83 projekte strategjike

Shqipëria po prezantohet në panairin ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme MIPIM, që zhvillohet në Cannes, me një portofol prej 83…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026 në Cannes me 83 projekte strategjike

Shqipëria po prezantohet në panairin ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme MIPIM, që zhvillohet në Cannes, me një portofol prej 83…