Për të dytin vit radhazi, Kolegji Mjekësor nga Bullgaria po organizon ekzaminime mjekësore falas në Shqipëri

Iniciativa u hap në prani të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Bullgarisë në Shqipëri, z. Ivajllo Kirov.


Një ekip prej 22 specialistësh nga Kolegji Mjekësor pranë “Universitetit të Trakisë” (Stara Zagora, Bullgari) është duke punuar nga 26 deri më 28 qershor 2025 me pacientë në fshatin Ostren të Madh, Shqipëri.

Fushata po kryhet në bashkëpunim me ekipin e “Qendrës Shëndetësore Ostren – Trebisht” dhe me mbështetjen logjistike të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Tiranë.

Iniciativa u hap në prani të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Bullgarisë në Shqipëri, z. Ivajllo Kirov. Ai falënderoi vullnetarët nga universiteti bullgar, si dhe stafin mjekësor të qendrës shëndetësore për përpjekjet e tyre në organizimin e ekzaminimeve. Ambasadori deklaroi angazhimin e shtetit bullgar për të mbështetur minoritetin kombëtar bullgar në Shqipëri me të gjitha mjetet e mundshme, duke theksuar se të gjithë banorët e rajonit do të përfitojnë nga shërbimet shëndetësore me cilësi të lartë.

Vizitat po mbahen për tre ditë rresht në qendrën shëndetësore të Ostrenit të Madh. Çdo banor i zonës ka mundësinë të përfitojë falas nga shërbimet e mëposhtme mjekësore:
• Ekzaminim i syve
• Matja e dendësisë së kockave
• Analiza gjaku për glukozë, kolesterol dhe acid urik (POC – testim në pikën e kujdesit shëndetësor)

Aktiviteti kryhet në kuadër të Marrëveshjes midis qeverisë së Republikës së Bullgarisë dhe qeverisë së Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në fushën e kujdesit shëndetësor. Ekzaminimet dhe testet e ofruara nuk janë pjesë e paketës standarde shtetërore falas (check-up) në Shqipëri. Të gjitha aktivitetet mjekësore do të kryhen me pajisje të ofruara nga ekipi mjekësor bullgar, duke përmbushur standardet evropiane.

Pjesëmarrja në iniciativë është vullnetare dhe e koordinuar me mjekët vendas të familjes. Nëse nevojitet trajtim i mëtejshëm, ai do të kryhet në konsultim me stafin e qendrës shëndetësore, sipas rekomandimeve të specialistëve bullgarë.

Në vitin 2024, e njëjta fushatë u zbatua me shumë sukses dhe reagim të mirë publik në qytetin e Kukësit, duke ofruar shërbime mjekësore me cilësi të lartë për banorët e fshatrave të largëta malore.

Qëllimi kryesor i iniciativës është pikërisht ky – të sjellë teknologjinë më të avancuar mjekësor dhe kujdes shëndetësor me cilësi të lartë në zonat e largëta ku njerëzit shpesh nuk kanë mjetet financiare për të aksesuar shërbime të tilla që mund të marrin kryesisht në kryeqytet.

Lexo më shumë nga

Peleshi: Bullgaria, mbështetëse e rrugëtimit europian të Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri, Ivaylo Kirov.

Global 360

Osmani nga Brukseli: Fati i Kosovës është Bashkimi Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar në Bruksel aty ku do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Peleshi: Bullgaria, mbështetëse e rrugëtimit europian të Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri, Ivaylo Kirov.