Begaj në Kalabri: Investitorët italianë ta shohin Shqipërinë si portë për të gjithë Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u prit sot në një ceremoni zyrtare nga autoritetet më të larta të rajonit të Kalabrisë.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u prit sot në një ceremoni zyrtare nga autoritetet më të larta të rajonit të Kalabrisë, ku ndodhet për të përmbushur fjalën e dhënë për të zhvilluar takime në komunat arbëreshe dhe nderuar emrin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke vendosur bustet e tij në sheshet e komunave ku ato mungojnë.

Por, për Presidentin e Republikës këto takime nuk janë vetëm për të ndërlidhur komunitetet arbëreshe me Shqipërinë (nën iniciativën e tij po binjakëzohen disa komuna arbëreshe me bashki shqiptare).

Begaj e sheh këtë vizitë si një perspektivë më të thellë, atë të forcimit të bashkëpunimit me komunat dhe rajonet italiane dhe, gjithashtu, për të zhvilluar ekonomitë e të dyja vendeve.

Kreu i Shtetit ftoi drejtuesit dhe investitorët italianë ta shohin Shqipërinë si një portë investimi për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria, u shpreh Presidenti Begaj, sikundër shumë prej jush e kanë prekur dhe e dinë, është një vend i orientuar nga paqja dhe harmonia me fqinjët, për një prosperitet të të gjithë rajonit.

“Ne i jemi falënderues Italisë për mikpritjen dhe integrimin e kahershëm të arbëreshëve dhe të shqiptarëve pas viteve ‘90, sikurse edhe për respektimin dhe jo asimilimin e tyre. Me Italinë kemi marrëdhënie të partneritetit strategjik. Italia është partneri ynë me shkëmbimet tregtare më të mëdha e, mbi të gjitha, avokatia më e madhe për integrimin tonë në BE”, tha Begaj.

Në një prononcim të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për median italiane, i pyetur mbi rëndësinë e vizitës për lidhjet midis Shqipërisë dhe Kalabrisë, Kreu i Shtetit u shpreh se nuk është një lidhje e rëndësishme midis Kalabrisë dhe Shqipërisë, por është një lidhje mjaft e rëndësishme e Italisë me Shqipërinë.

“Lidhja midis Italisë dhe Shqipërisë është një lidhje, e cila bazohet mbi rrënjë të thella, mbi një partneritet strategjik. Jemi vende anëtare në NATO, kemi një avokate shumë të mirë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, siç është Italia, dhe kemi një bashkëpunim shumë të mirë ekonomik dhe tregtar. Nuk mund të lë pa përmendur bashkëpunimin në fushën e kulturës dhe në fushën e edukimit midis universiteteve të dy vendeve”, tha Begaj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026 në Cannes me 83 projekte strategjike

Shqipëria po prezantohet në panairin ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme MIPIM, që zhvillohet në Cannes, me një portofol prej 83…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026 në Cannes me 83 projekte strategjike

Shqipëria po prezantohet në panairin ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme MIPIM, që zhvillohet në Cannes, me një portofol prej 83…