Joti: Rregullim i procedurave të emërimit të oficerëve aktivë në MM dhe FA

Zv.ministri i Mbrojtjes, Enekelejd Joti prezantoi sot në Komisionin për Sigurinë Kombëtare projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.


Zv.ministri i Mbrojtjes, Enekelejd Joti prezantoi sot në Komisionin për Sigurinë Kombëtare projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Në fjalën e tij, Joti u shpreh se, “ky pr/ligj ka për qëllim përmirësimin e kuadrit ligjor në fuqi për disa aspekte dhe problematika të evidentuara në praktikë gjatë zbatimit të tij të lidhura me menaxhimin e personelit ushtarak me grada të ulëta ushtarake, që kanë të bëjnë me emërime dhe komandime në detyrë, pasi në të gjitha dokumentet e tjera strategjike mënyra e përdorimit të personelit me grada të ulëta janë fushë e përgjegjësisë operacionale e drejtuesve ushtarakë”.

Joti shtoi se ky pr/ligj synon gjithashtu “zbatimin në praktikë të ligjit mbi mënyrën e hartimit, procedurën e miratimit, rishikimit dhe elementet e nevojshëm për planin e vendosjes dhe përhapjes të Forcave të Armatosura pasi në ligjin aktual mungon një përkufizim i qartë ligjor apo rregulla të mirëpërcaktuara”.

Joti nënvizoi se, “nëpërmjet këtë pr/ligji do të rregullohet procedura e emërimit, lirimit, komandimit ose shkarkimi nga detyra e oficerëve aktivë ne Ministrinë e Mbrojtjes dhe strukturave të varësisë së drejtpërdrejt të Ministrisë së Mbrojtjes dhe oficerët me grada nën/kolonel kapiten i rangut të dytë dhe kolonel kapiten i rangut të parë në Forcat e Armatosura, ku parashikohet të jetë kompetencë e ministrit të Mbrojtjes”.

Gjithashtu, shtoi Joti, parashikohet “e drejta për të emëruar, komanduar, liruar ose shkarkuar nga detyra oficerët aktivë të Forcat të Armatosura me gradën nën/toger, nën/lejtnant, toger/lejtnant, kapiten/lejtnant dhe major/kapiten i rangut të tretë me propozim të komandave të forcave, strukturave mbështetëse dhe strukturave të varësisë së drejtpërdrejtë të Shtabit të Përgjithshëm, me përjashtim të personelit të oficerëve të strukturave të varësisë së drejtpërdrejtë të ministrit të Mbrojtjes”.

Zv/ministri nënvizoi se, “këto ndryshime do të përbëjnë një harmonizim sa më të mirë të përgjegjësive të autoriteteve në fushën e menaxhimit të personelit ushtarak dhe civil që shërbejnë në Forcat e Armatosura”.

“Saktësimi i kuadrit ligjor mbi të dhënat minimale që duhet të sigurojë në mënyrën e hartimit të planit të vendosjes dhe përhapjes të Forcave të Armatosura duhet përcaktuar për herë të parë një përkufizim për mënyrën e hartimit të rishikimit të planit të vendosjes. Lidhur me përkufizimin e planit të vendosjes dhe përhapjes do të shtohet një kre ku përcaktohen disa elementë kryesorë të lidhur me autoritetin hartues, i cili është Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura”, tha Joti.

Joti shtoi se, do të ndiqen edhe procedurat për hartimin dhe rishikimin e planit të vendosjes së përhapjes, si dhe modeli i tij dhe parashikohen të miratohen me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, me propozim të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Ai theksoi gjithashtu se, “në pr/ligjin e ri janë parashikuar edhe kriteret e rishikimit të këtij planet ku përfshihet dhe rishikimi periodik dhe rast pas rasti”.

Joti nënvizoi se, “pr/ligji parashikon edhe mënyrën e menaxhimit të pronave në menaxhim të Ministrisë së Mbrojtjes që janë brenda apo edhe ato që janë prona jashtë planit të përhapjes, por që mund të kërkohet apo lind nevoja në të ardhmen për t’u bërë pjesë e këtij plani të përhapjes, por që mund të kërkohet apo lind nevoja në të ardhmen për t’u bërë pjesë e këtij plani të përhapjes”.

Sejko takim me BB: Modernizimi i sistemeve të pagesave hap në integrimin financiar europian

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko priti në një takim përfaqësues të Bankës Botërore (BB), Richard Record – përfaqësues…

Global 360

Osmani pas samitit në Tiranë: BE-ja t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat

Komentet e Osmanit në një postim në rrjetet sociale vijnë në mbyllje të punimeve të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Sejko takim me BB: Modernizimi i sistemeve të pagesave hap në integrimin financiar europian

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko priti në një takim përfaqësues të Bankës Botërore (BB), Richard Record – përfaqësues…