Gonxhja pret menaxherin e ri të BB-së, diskutim për projektet strategjike

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti sot në një takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë, Massimiliano Paolucci.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti sot në një takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë, Massimiliano Paolucci, një profesionist me përvojë të pasur ndërkombëtare dhe partner të çmuar për axhendën e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.

Gjatë takimit u diskutua mbi avancimin e disa projekteve strategjike me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend.

“Në fokus të bisedimeve ishin programi për lehtësimin e tregtisë dhe transportit, një projekt strategjik që synon modernizimin e pikave kufitare, rritjen e efikasitetit logjistik dhe përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në tregjet rajonale dhe europiane, si dhe ligji “Për regjistrat e kredive”, një reformë e rëndësishme që synon të zgjerojë aksesin në financë për individët dhe bizneset, duke ndërtuar një sistem të vlerësimit të kredisë më transparent, gjithëpërfshirës dhe të besueshëm”, theksoi ministri Gonxhja.

Partneriteti me Bankën Botërore, vijoi ministri, mbetet jetik për përparimin e qëndrueshëm të vendit dhe do të vijojë të sjellë rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve dhe ekonomisë shqiptare.

Burimi ATSH

Mbi 155 efektivë të FA në terren për përballimin e situatës nga reshjet intensive

Ministria e Mbrojtjes siguron se Forcat e Armatosura, në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, vijojnë punën në terren…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Mbi 155 efektivë të FA në terren për përballimin e situatës nga reshjet intensive

Ministria e Mbrojtjes siguron se Forcat e Armatosura, në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, vijojnë punën në terren…