Denaj: Mundësitë konkrete të financimit për zhvillimin e sektorit të vreshtarisë dhe verës

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptare të Verës


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptare të Verës, pasardhës të një tradite brezash që ruajnë dhe kultivojnë me pasion verën “Made in Albania”.

Denaj tha se gjatë takimit, diskutuam mbi mundësitë konkrete të financimit për zhvillimin e sektorit të vreshtarisë dhe verës, përmes përfshirjes në Skemën Kombëtare të Investimeve 2025–2026.

“Ne synojmë të mbështesim investimet në shtimin e sipërfaqeve të mbjella dhe instalimin e sistemeve moderne të ujitjes me pika”, tha ajo, ndërsa theksoi se kjo skemë adreson mbështetje edhe për agropërpunimin, përmes financimit të linjave, makinerive dhe pajisjeve për përpunimin, seleksionimin, paketimin dhe etiketimin e rrushit dhe verës.

Denaj bëri të ditur se në fokus të takimit ishte edhe prezantimi i dy instrumenteve lehtësuese të aksesit në financë: Kredia e Butë dhe Garancia Sovrane, që së bashku mundësojnë financim me interes vetëm 2% dhe mbulim kolaterali deri në 70%.

Sektori i verës dhe vreshtarisë është një industri me potencial të jashtëzakonshëm për ekonominë rurale të vendit tonë.

Kumbaro: Njihen diplomat për ushtrimin e profesionit të fizioterapistit

Nga Universiteti i Sporteve, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro njoftoi se studentët e diplomuar për fizioterapi në Fakultetin e Shkencave…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: Njihen diplomat për ushtrimin e profesionit të fizioterapistit

Nga Universiteti i Sporteve, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro njoftoi se studentët e diplomuar për fizioterapi në Fakultetin e Shkencave…