Shqipëri – Spanjë, bashkëpunim në menaxhimin strategjik të pasurive publike

Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC) dhe Ministria e Financave e Mbretërisë së Spanjës, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Pasurive Shtetërore, kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi


Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC) dhe Ministria e Financave e Mbretërisë së Spanjës, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Pasurive Shtetërore, kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi që synon forcimin e bashkëpunimit në fushën e menaxhimit strategjik të pasurive publike dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet dy vendeve.

Ky Memorandum u nënshkrua nga Elira Kokona, drejtoreshë ekzekutive e Korporatës së Investimeve Shqiptare, dhe Juan Tejedor Carnero, drejtor i përgjithshëm i Pasurive Shtetërore në Ministrinë e Financave të Mbretërisë së Spanjës.

Qëllimi i këtij Memorandumi është vendosja e një kornize të përgjithshme bashkëpunimi për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave në fushën e administrimit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme publike, në mbështetje të reformave institucionale dhe përmirësimit të kuadrit ligjor në Shqipëri.

Fushat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë shkëmbimin e informacionit dhe përvojave mbi sistemin spanjoll të menaxhimit të pasurive publike, për të ndihmuar në ndërtimin e një modeli institucional dhe ligjor në Shqipëri; promovimin e praktikave më të mira në menaxhimin e pronës publike, përfshirë adoptimin e teknologjive të reja dhe metodologjive të avancuara; mbështetje teknike për rritjen e kapaciteteve operacionale të AIC, në veçanti për përmirësimin e procedurave të prokurimit publik në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe organizimin e vizitave zyrtare dhe asistencës reciproke ndërmjet përfaqësuesve të dy institucioneve.

Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve institucionale në Shqipëri dhe integrimit të mëtejshëm të standardeve evropiane në menaxhimin e pasurive publike.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha uron presidenten e re të Kosovës: Dëshmi e pjekurisë së institucioneve demokratike

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha uroi sot Presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Global 360

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha uron presidenten e re të Kosovës: Dëshmi e pjekurisë së institucioneve demokratike

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha uroi sot Presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.