Kingji: Stërvitje mes strukturave të sigurisë detare

Në hapësirën detare ndërmjet portit të Durrësit dhe Kepit të Palit po zhvillohen stërvitjet “Durrësi SAREX 25” dhe “Redoni Blu 25”, të cilat synojnë forcimin e bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet të gjitha strukturave që operojnë në det.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji bëri sot të ditur se të angazhuara në këto stërvitje janë Forca Detare, Forca Ajrore, Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit, Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare, Policia Kufitare dhe e Migracionit, Drejtoria e Përgjithshme Detare, Autoriteti Portual Durrës dhe Antikontrabanda Detare.

Kingji nënvizoi se këto stërvitje organizohen në zbatim të Planit Kombëtar për Operacionet e Kërkim-Shpëtimit dhe Planit Kombëtar të Emergjencave për Reagimin ndaj Ndotjeve Detare.

“Siguria detare është përgjegjësi e përbashkët. Forcat tona janë të angazhuara për të garantuar ndërveprim efektiv dhe gatishmëri maksimale”, u shpreh ai.

Demo: Brenda marsit finalizohet struktura e Akademisë së Pushtetit Vendor

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi sot se Akademia e Pushtetit Vendor ndodhet në fazën përfundimtare të…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia