Minxhozi në takimet e verës të Bankingut Qendror 2025: Shqipëria përparon drejt risive teknologjike financiare

Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi, mori pjesë në takimet e verës të Bankingut Qendror 2025 (Central Banking Summer Meetings)


Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi, mori pjesë në takimet e verës të Bankingut Qendror 2025 (Central Banking Summer Meetings), të zhvilluara këtë vit nën moton: “Përcaktimi i drejtimit në një mjedis gjithnjë e më të ndërlikuar: ruajtja e stabilitetit financiar në kontekstin e zhvillimeve globale dinamike”.

Zëvendësguvernatorja Minxhozi ishte pjesë e panelit të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e guvernatorëve dhe zëvendësguvernatorëve të bankave qendrore, ku u trajtuan çështje të rëndësishme të momentit si menaxhimi i inflacionit, rritja e përdorimit të monedhave digjitale dhe ndikimi i inovacionit financiar në stabilitetin ekonomik.

Paneli i kushtoi gjithashtu vëmendje të veçantë udhëheqjes së grave në bankat qendrore në një epokë transformuese, duke theksuar rëndësinë e diversitetit gjinor, mentorimit dhe mbështetjes institucionale për të përballuar sfidat moderne në drejtimin e sistemit financiar.

Gjatë punimeve të forumit, zëvendësguvernatorja mbajti një fjalim të posaçëm ku prezantoi progresin e Bankës së Shqipërisë në fushën e pagesave, veçanërisht në vitin kur institucioni shënon 100-vjetorin e themelimit të tij.

Ajo theksoi transformimin digjital të pagesave, me një rritje të konsiderueshme të përdorimit: nga vetëm 4 pagesa digjitale për banor në vitin 2017, në 23 pagesa për banor në vitin 2024, një rritje gati gjashtëfish.

Po ashtu, pjesëmarrja në sistemin SEPA që nga nëntori 2024 dhe bashkëpunimi me Banca d’Italia për krijimin e një kloni të platformës TIPS, do të mundësojnë pagesa të shpejta dhe të sigurta brenda dhe jashtë vendit.

Minxhozi nënvizoi gjithashtu se 80% e të rriturve në Shqipëri zotërojnë tashmë një llogari bankare, krahasuar me vetëm 40% pesë vite më parë, duke treguar përparimin në përfshirjen financiare.

Ajo vuri në dukje se janë licencuar 10 institucione e-money, me mbi 270 mijë llogari të hapura nga ofrues të rinj, çka ka sjellë konkurrencë më të madhe në treg, tarifa më të ulëta dhe transparencë më të lartë për konsumatorët.

Në këtë kuadër, operacionalizimi i plotë i kornizës për “banking të hapur” (open banking) po krijon hapësira për zhvillimin e shërbimeve të personalizuara dhe nxitjen e inovacionit në sektorin financiar.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i përmendur ishte strategjia gjithëpërfshirëse për edukimin financiar të të rinjve, me qëllim ndërtimin e një baze të shëndetshme dhe të informuar për një treg financiar të qëndrueshëm dhe inovativ në të ardhmen.

Këto zhvillime, theksoi zëvendësguvernatorja Minxhozi, janë dëshmi e angazhimit të Bankës së Shqipërisë për të ndërtuar një sistem financiar modern, të sigurt dhe të orientuar nga inovacioni, element kyç për rritjen ekonomike dhe mirëqenien e vendit.

Burimi ATSH

Malaj me misionin e FMN-së diskutime mbi ndryshimet e pritshme në kuadrin tatimor

Ministria e Financave ka nisur takimet me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të Artikullit IV.

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Malaj me misionin e FMN-së diskutime mbi ndryshimet e pritshme në kuadrin tatimor

Ministria e Financave ka nisur takimet me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të Artikullit IV.