Balla në Strasburg në takimin e SAPC: Shqipëria e vendosur për anëtarësim në BE brenda dekadës

Në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim- Asociimit, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla në fjalën e tij detajoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të ecur përpara me negociatat e anëtarësimit në BE.


Në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim- Asociimit, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla në fjalën e tij detajoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të ecur përpara me negociatat e anëtarësimit në BE duke përcjellë mesazhin se Shqipëria është më e përgatitur se kurrë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.

Fjalimin e tij, Balla e nisi me një citim të Jean Monnet, njërit prej themeluesve të Bashkimit Evropian “ne nuk po krijojmë koalicione shtetesh, ne po bashkojmë njerëz”.

Ky vizion, tha Balla, vazhdon të udhëheqë rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Në emër të qeverisë, Balla shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme politike të Parlamentit Evropian dhe për përkushtimin që ky i fundit ka treguar ndaj vendit tonë.

“Ne e përshëndesim mocionin tuaj të fundit për një rezolutë, i cili me të drejtë njeh përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin në BE”, tha Balla.

Duke përmendur progresin konkret që është bërë që nga tetori i vitit 2024, ministri tha se janë hapur tashmë 24 nga 33 kapituj të negociatave.

“Ne i shohim reformat jo thjesht si një listë kontrolli të kushteve teknike, por si një detyrim moral dhe politik, duke i sjellë dobi qytetarëve tanë mbi të gjitha”, theksoi Balla.

Qytetarët shqiptarë sipas tij e kanë konfirmuar mbështetjen dërrmuese për rrugën evropiane.

“Mbi 90% e shqiptarëve, si në vend ashtu edhe në diasporë, mbështesin anëtarësimin në BE. Për shqiptarët, ‘dielli lind nga Perëndimi’ dhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 e konfirmuan këtë orientim proevropian”, deklaroi Balla.

Duke cituar raportin e 12 majit nga OSBE/ODIHR dhe institucionet ndërkombëtare vëzhguese, Balla tha se “zgjedhjet parlamentare në Shqipëri ishin konkurruese dhe të menaxhuara profesionalisht dhe se kandidatët patën në përgjithësi liri në fushatë.”

Balla u ndal dhe tek reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit.

“Më 27 nëntor 2024, Shqipëria përfundoi procesin e vetingut për 805 gjyqtarë dhe prokurorë të shkallës së parë, një arritje e jashtëzakonshme,” deklaroi Balla.

Balla përmendi fuqizimin e SPAK-ut dhe krijimin e një Sistemi të Integruar për Menaxhimin e Çështjeve, që synon të rrisë transparencën dhe efikasitetin në ndjekjen e rasteve.

“Ne synojmë të mbyllim negociatat e pranimit deri në vitin 2027 dhe të sigurojmë anëtarësim të plotë në BE brenda kësaj dekade. Këto arritje pasqyrojnë vullnetin e palëkundur politik të Shqipërisë për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të përmbushur kriteret e pranimit në BE”, tha Balla.

Burimi ATSH

Begaj dhe Zonja e Parë ndezin dritat e pemës së Krishtlindjes

Institucioni i Presidentit të Republikës ndezi sot në mbrëmje dritat e pemës së Krishtlindjes.

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj dhe Zonja e Parë ndezin dritat e pemës së Krishtlindjes

Institucioni i Presidentit të Republikës ndezi sot në mbrëmje dritat e pemës së Krishtlindjes.