“Citimet klasike të parapëlqyera të Xi Jinping-ut” transmetohet në mediat kryesore të pesë vendeve të Azisë Qendrore

Të hënën, ndërsa kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping ndodhej në Astana të Kazakistanit për të marrë pjesë në Samitin e 2-të Kinë-Azi Qendrore, në Qendrën Presidenciale të Kazakistanit u zhvillua ceremonia e nisjes së transmetimit të versionit ndërkombëtar të programit “Citimet klasike të parapëlqyera të Xi Jinping-ut”, i prodhuar nga Grupi Mediatik i Kinës.


Të hënën, ndërsa kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping ndodhej në Astana të Kazakistanit për të marrë pjesë në Samitin e 2-të Kinë-Azi Qendrore, në Qendrën Presidenciale të Kazakistanit u zhvillua ceremonia e nisjes së transmetimit të versionit ndërkombëtar të programit “Citimet klasike të parapëlqyera të Xi Jinping-ut”, i prodhuar nga Grupi Mediatik i Kinës. Presidenti i Kazakistanit  Kassym-Jomart Tokayev dërgoi me këtë rast një letër, ku shpreh urimet e tij më të ngrohta për nisjen e transmetimit të programit.

“Citimet klasike të parapëlqyera të Xi Jinping-ut” po transmetohet tani në mediat kryesore të pesë vendeve të Azisë Qendrore.

Programi përfshin fjalimet, artikujt dhe bisedat e rëndësishme të Xi Jinping-ut, duke u përqendruar në tema të tilla si bashkëpunimi i hapur, zhvillimi teknologjik, mbrojtja ekologjike dhe inovacioni kulturor. Nga një perspektivë ndërkombëtare dhe me histori të gjalla, ky program shpjegon themelet e thella historike e kulturore të konceptit të qeverisjes të presidentit Xi Jinping për publikun e Azisë Qendrore, duke treguar aspektet e modernizmit të Kinës.


Foto nga CMG

Në aktivitet mbajtën fjalime Këshilltari i Shtetit i Kazakistanit Erlan Karin, zëvendësdrejtori i Departamentit të Promovimit të PKK-së dhe kryetari i Grupit Mediatik të Kinës Shen Haixiong, ministrja e Kulturës dhe e Informacionit e Kazakistanit Aida Balayeva, drejtori i agjencisë së lajmeve “Kabar” të Kirgizistanit Mederbek Shermetaliev, zëvendëskryetari i parë i Komitetit të Radio-Televizionit Kombëtar të Taxhikistanit Suhrob Alizoda dhe zëvendësredaktori i përgjegjshëm i gazetës “Fjala e Popullit” të Uzbekistanit Ruslan Kenzhaev. Po ashtu mbajtën videofjalime edhe zëvendëskryetari i Komitetit Shtetëror të Radio-Televizionit dhe Kinematografisë të Turkmenistanit Annasahet Kakayev dhe ambasadadori i Kinës në Kazakistan Han Chun Lin.


Foto nga CMG

Gjatë fjalimit të tij, Karin theksoi se hapja sjell përparim, ndërsa mbyllja çon në prapambetje. Historikisht, karvanet e Rrugës së Mëndafshit jo vetëm që transportonin mallra, por edhe përhapnin njohuri. Sot, aktivitetet e shkëmbimeve kulturore dhe mësimit të ndërsjellë janë më të rëndësishme se kurrë. “Kina është një mike e mirë dhe bashkëpunëtore e besueshme për ne dhe ndërveprimi gjithëpërfshirës me Kinën përbën një faktor afatgjatë për përparimin e qëndrueshëm të Kazakistanit. Nën drejtimin e përbashkët të kryetarëve të shtetit të gjashtë vendeve, sinergjia midis potencialit të vendeve të Azisë Qendrore dhe fuqisë ekonomike të Kinës do t’i japë partneritetit tonë shumëdimensional një trajektore të re dhe më të lartë,” tha ai.


Foto nga CMG

Ndërsa Shen Haixiong-u theksoi se ai i vlerëson lart marrëdhëniet midis Kinës dhe vendeve të Azisë Qendrore, duke shtuar se Kina gjithmonë ka qenë dhe mbetet një vend fqinj, partner, mik dhe vëlla i besueshëm për vendet e Azisë Qendrore.

Pas Samitit të 1-rë Kinë-Azia Qendrore, Presidenti Xi, së bashku me homologët e vet të pesë vendeve të Azisë Qendrore, mbollën gjashtë shegë, një simbol i bashkëpunimit të ngushtë dhe miqësisë midis ndërmjet dhe Azisë Qendrore, vuri në dukje ai.

Programi me cilësi të lartë “Citimet klasike të parapëlqyera të Xi Jinping-ut” është një praktikë e gjallë për të thelluar miqësinë dhe për të forcuar shkëmbimet kulturore ndërmjet Kinës dhe vendeve të Azisë Qendrore, u shpreh kryetari i CMG-së.

Programi ka përzgjedhur citate nga veprat klasike kineze dhe thënie të vjetra që presidenti Xi ka përmendur, duke shfaqur urtinë e tij të shquar udhëheqëse, ndjenjën e thellë njerëzore dhe vizionin e largët historik. Kjo ofron një forcë shpirtërore të thellë e frymëzuese për ndërtimin e një bashkësie me fate të përbashkëta ndërmjet Kinës dhe Azisë Qendrore.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…