Ibrahimaj: Program për të ndihmuar bizneset në përafrimin me standardet europiane

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj drejtoi mbledhjen e radhës të Këshillit të Investimeve


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj drejtoi mbledhjen e radhës të Këshillit të Investimeve, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunitetit të biznesit dhe partnerëve ndërkombëtarë, ku u diskutuan çështje që lidhen me përmirësimin e klimës së investimeve, përafrimin e bizneseve me standardet e Bashkimit Europian dhe lehtësimin e procedurave administrative.

Gjatë mbledhjes u prezantua analiza e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve dhe rekomandimet për adresimin e sfidave me të cilat përballen bizneset në procesin e integrimit europian.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se përafrimi i legjislacionit me standardet e BE-së kërkon jo vetëm miratimin e akteve ligjore, por edhe përgatitjen e ndërmarrjeve për zbatimin e kërkesave të reja që lidhen me prodhimin, ofrimin e shërbimeve dhe konkurrueshmërinë në tregun europian.

Në këtë drejtim, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ka nisur punën për një program që synon të ndihmojë bizneset shqiptare në përafrimin me standardet europiane dhe përgatitjen për aksesin në tregun e përbashkët europian.

Programi do të zbatohet në disa faza, duke nisur me informimin e bizneseve mbi standardet horizontale, të zbatueshme për të gjithë sektorët, dhe standardet vertikale, që lidhen me sektorë të veçantë të ekonomisë.

Një element i rëndësishëm do të jetë evidentimi i nivelit të përgatitjes së bizneseve përmes mbledhjes së informacionit drejtpërdrejt pranë ndërmarrjeve. Ky proces do të mundësojë identifikimin e nevojave konkrete dhe ndërtimin e instrumenteve të përshtatshme mbështetëse, veçanërisht për investimet në teknologji, pajisje, ambiente dhe certifikime të nevojshme për përmbushjen e standardeve europiane.

Ministrja Ibrahimaj bëri të ditur se mbështetja për certifikimin dhe modernizimin e ndërmarrjeve është përfshirë edhe në programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, ndërsa po shqyrtohen edhe instrumente të tjera financiare, përfshirë mundësinë e granteve të dedikuara.

Një tjetër fokus i mbledhjes ishte thjeshtimi i procedurave administrative dhe identifikimi i barrierave që ndikojnë në aktivitetin e sipërmarrjeve.

Lidhur me këtë, ministrja informoi se në muajin dhjetor do të rinisin tryezat e konsultimit me sektorë të ndryshëm të ekonomisë, me qëllim shqyrtimin e procedurave për marrjen e lejeve, licensave, autorizimeve dhe shërbimeve të tjera publike, si dhe identifikimin e kostove dhe pengesave që has biznesi gjatë këtyre proceseve.

Ministrja ftoi përfaqësuesit e biznesit dhe shoqatat të angazhohen aktivisht në këto tryeza, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre në evidentimin e problematikave dhe hartimin e zgjidhjeve konkrete.

Në diskutim u përfshinë gjithashtu forcimi i sistemit të klasifikimit, monitorimit dhe inspektimit, përmirësimi i standardeve në sektorin e turizmit dhe garantimi i një zbatimi të barabartë të kërkesave ligjore për të gjitha bizneset.

Gjatë mbledhjes, ministrja Ibrahimaj u ndal gjithashtu te projektligji i ri “Për investimet në Republikën e Shqipërisë”, i cili ndodhet në proces konsultimi publik.

Projektligji synon të krijojë një kuadër ligjor në përputhje me standardet e Bashkimit Europian, duke marrë parasysh rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë dhe sugjerimet e ardhura ndër vite nga komuniteti i biznesit dhe grupet e interesit.

Kuadri i ri parashikon mekanizma për mbrojtjen e investimeve, shqyrtimin e investimeve të huaja direkte, si dhe masa mbështetëse për investitorët.

Ministrja theksoi se procesi i konsultimit do të vijojë me qëllim përfshirjen e rekomandimeve të biznesit dhe partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa aktet nënligjore do të përgatiten dhe diskutohen paralelisht me projektligjin, për të garantuar një kuadër të plotë dhe funksional.

Burimi ATSH

Rama: Objektiv mbyllja e negociatave brenda 2027-ës, pjesa tjetër i takon vendeve të BE-së

Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria synon t’i përmbyllë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në fund të…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Objektiv mbyllja e negociatave brenda 2027-ës, pjesa tjetër i takon vendeve të BE-së

Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria synon t’i përmbyllë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në fund të…