Mbi 70 mijë vizitorë zgjedhin Gjirokastrën, oferta zgjerohet me Lunxhërinë e Antigonenë

Turistët e huaj vijnë nga vende të ndryshme si Italia, Franca, Spanja, Kroacia, Britania e Madhe, por edhe nga Irlanda.


Kalldrëmet e Gjirokastrës edhe këtë vit janë gjallëruar nga turistët vendas e të huaj.

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi tha sot për ATSH-në se “në muajt janar-maj Gjirokastra është vizituar nga mbi 70 mijë vizitorë vendas e të huaj, të cilët kanë treguar interes për pika të ndryshme turistike të qytetit”.

“Pikat më të preferuara për t’u vizituar nga turistët janë Pazari, Kalaja, muzetë, Parku Natyror i Viroit, siti arkeologjik i Antigonesë. Kohët e fundit guidat turistike krahas qytetit të gurtë po përfshijnë edhe vizitat e turistëve në Lunxhëri, Cepo, Odrie, Antigone”, theksoi Golemi.

Sipas tij, turistët e huaj vijnë nga vende të ndryshme si Italia, Franca, Spanja, Kroacia, Britania e Madhe, por edhe nga Irlanda.

Golemi bëri të ditur se edhe në muzetë e qytetit numri i turistëve ka ardhur duke u rritur në krahasim me vitin e kaluar.

“Muzetë e qytetit si ai Etnografik, “Kadare”, “Tuneli” dhe muzeu në “Kala” u vizituan nga 7735 turistë deri në prill”, tha Golemi.

Edhe për këtë sezon turistik bashkia ka përgatitur një kalendar të pasur me aktivitete kulturore, për të tërhequr sa më shumë vizitorë dhe për t’i argëtuar ata.

“Bashkia e Gjirokastrës ka organizuar një kalendar të pasur aktivitetesh kulturore, artistike, promovimit të vlerave të folkut, traditës, etj”, tha Golemi.

Ndërkohë, të gjitha strukturat e bashkisë janë bërë pjesë e masave për sezonin turistik për një mjedis të pastër.

Gjatë vitit 2024, Gjirokastra u vizitua nga mbi 700 mijë turistë vendas dhe të huaj duke e kthyer këtë sektor në promotorin e ekonomisë lokale.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Rritje e partneritetit me Spanjën në tregti, turizëm dhe energji të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku u prit nga…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Rritje e partneritetit me Spanjën në tregti, turizëm dhe energji të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku u prit nga…