Nis në Astana transmetimi i programeve cilësore televizive të CMG-së

Në prag të vizitës së Presidentit të Kinës Xi Jinping në Kazakistan, për të marrë pjesë në Samitin e 2-të Kinë-Azi Qendrore, ditët e fundit nisi në Astana aktiviteti i transmetimit të 12 programeve cilësore televizive të Grupit Mediatik të Kinës (CMG), përfshirë “Ndjenjat kulturore të Xi Jinpingut” dhe “Rruga e Modernizimit Kinez”, të cilat do të transmetohen përkatësisht në televizionet kombëtare të Kazakistanit, Kirgizistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit.

Në video-fjalimin e tij në ceremoninë e nisjes së transmetimit, Kryetari i CMG-së Shen Haixiong u shpreh se Presidenti Xi Jinping ka thënë që“Kina ka qenë fqinj, partner, mik dhe vëlla i mirë, që vlen të besohet dhe mund të shërbejë si mbështetje për vendet e Azisë Qendrore” dhe se “Duhet të shtohen forcat e reja nxitëse për formimin e një bashkësie më të ngushtë me fatet e përbashkëta Kinë-Azi Qendrore”.

Foto nga CMG

Transmetimi i programeve televizive si një bashkëpunim mes CMG-së dhe mediave të Azisë Qendrore, është një masë aktive për konkretizimin e rezultateve të Samitit Kinë-Azi Qendrore 2023 si edhe për thellimin e shkëmbimeve njerëzore dhe të miqësisë midis popujve, nën drejtimin e strategjisë së Presidentit Xi Jinping, tha Shen-i.

Ai shprehu bindjen se ndërmjet këtyre programeve, shikuesit e Azisë Qendrore do të njohin më tej forcën tërheqëse të Presidentit Xi Jinping, mikpritjen e popullit kinez dhe gjallërinë e Kinës në epokën e re, duke zbuluar më shumë mundësi bashkëpunimi me përfitime të përbashkëta dhe për modernizimin e përbashkët.

Në ceremoninë e nisjes së transmetimeve dërgoi një video-fjalim edhe ambasadori i Kinës në Kazakistan Han Chunlin, përgjegjës të mediave si edhe përfaqësues të qarqeve kulturore të vendeve të Azisë Qendrore.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Forcat Tokësore vijojnë ndërhyrjet në Mallakastër dhe Klos për izolimin e zjarreve

Forca Tokësore vijon operacionet në mbështetje të autoriteteve civile për përballimin e situatës së krijuar nga zjarret në disa zona…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia