MBZHR takim me misionin teknik të BE-së: Bashkëpunim për kontrollin e sëmundjes PPR në Shqipëri

Zv/ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari u takua sot me përfaqësues të Qendrës Kombëtare dhe Rajonale të Krizës pranë MBZHR, përfaqësues të Misionit Teknik (EUVET) të Komisionit Evropian dhe Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë.


Zv/ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari u takua sot me përfaqësues të Qendrës Kombëtare dhe Rajonale të Krizës pranë MBZHR, përfaqësues të Misionit Teknik (EUVET) të Komisionit Evropian dhe Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë.

Në këtë takim u diskutua mbi menaxhimin e situatës së krijuar nga përhapja e sëmundjes së Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR) dhe mbi strategjitë konkrete të kontrollit dhe parandalimit të saj.

Gjatë takimit u vlerësua pozitivisht përgjigjja e shpejtë dhe e koordinuar me strukturat e Komisionit Evropian dhe në veçanti me DG SANTE, menjëherë pas konfirmimit të rastit të parë të PPR në territorin e Shqipërisë.

“Ky bashkëpunim është një tregues i qartë i angazhimit të Shqipërisë për të respektuar standardet evropiane në fushën e shëndetit dhe sigurisë veterinare, si dhe për të ndërtuar kapacitete të qëndrueshme për menaxhimin e situatave të emergjencës në sektorin blegtoral”, theksoi Jaupllari.

Jaupllari u bëri thirrje fermerëve dhe tregtarëve që të zbatojnë me përpikëri masat e biosigurisë në fermat e tyre dhe të shmangin çdo lëvizje të kafshëve jashtë fermës, në përputhje me urdhrat dhe rregullat në fuqi.

Sipas tij, bashkëpunimi me autoritetet veterinare dhe respektimi i këtyre masave është thelbësor për reduktimin e përhapjes së sëmundjes dhe për minimizimin e kostove që kjo situatë mund të sjellë për ekonominë blegtorale në vend.

“Vetëm përmes ndërgjegjësimit të lartë dhe veprimit të përbashkët mund të arrihet kontrolli i plotë i kësaj sëmundjeje dhe mbrojtja e sektorit të blegtorisë”, vuri në dukje ai.

Sëmundja e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (Peste des Petits Ruminants – PPR) është një sëmundje serioze virale, tepër ngjitëse e ruminantëve të vegjël, e cila ka ngordhshmëri të lartë deri në nivele të 100% të tufës, duke shkaktuar humbje ekonomike, por nuk cenon shëndetin dhe nuk transmetohet te njeriu.

Konfirmimi i parë për sëmundjen e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël në Republikën e Shqipërisë është bërë më 4 qershor 2025, me vendndodhje në fshatin Domen, njësia administrative Postribë, bashkia Shkodër.

Në vijim, rasti i dytë është konfirmuar më 5 qershor në fshatin Vrenjt, njësia administrative Kastriot, Bashkia Dibër; rasti i tretë më 9 qershor në fshatin Val, njësia administrative Martanesh, Bashkia Bulqizë; dhe rasti i katërt më 11 qershor në fshatin Polenë, njësia administrative Qendër, Bashkia Skrapar.

Numri total i vatrave (tufave) të raportuara deri më sot është 4. Numri i të imtave të prekur është 716; të ngordhur, 25 krerë; të eliminuar, 153 krerë; ndërsa krerët e tjerë janë në proces eliminimi.

Me konfirmimin e rastit të parë të sëmundjes së Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR), Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së sëmundjes.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka nga ngritur 39 grupe kontrolli, duke monitoruar deri më sot 983 ferma të imtash, me një total 164.803 krerësh dhen dhe dhi në rang vendi.

Burimi ATSH

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.