Metani: Dhënia e drejtësisë, shërbim publik me impakt të thellë në shoqëri

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani mori pjesë në mbledhjen e parë të përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë me fokus tek inspektimet tematike.


Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani mori pjesë në mbledhjen e parë të përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë me fokus tek inspektimet tematike. Kjo iniciativë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë u mbështet nga projekti EU4Justice.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Metani tha se sistemi i drejtësisë në Shqipëri, jo vetëm po përballet me sfidën e ringritjes dhe riorganizimit të tij, pas një reformimi të thellë, por duhet edhe të ruajë një ekuilibër të drejtë, ndërmjet problematikave dhe vështirësive që përjeton, si dhe besimit apo kërkesave të publikut për një drejtësi cilësore, efikase, të shpejtë dhe me integritet. E për këtë, vërejti Metani, duhet një qasje e re, përmes orientimit tek cilësia dhe performanca e sistemit gjyqësor.

“Sot mendoj se ka ardhur koha që të gjithë ne duhet t’i drejtojmë qëllimet, si dhe veprimtarinë e institucioneve tona, nga modeli i organeve të inspektimit të fokusuar në vlerësimin individual të gjyqtarëve dhe prokurorëve drejt vlerësimit të cilësisë dhe performancës së sistemit gjyqësor në tërësi, përmes një modeli të bazuar në inspektimin e gjykatave dhe prokurorive”, tha Metani.

Duke u ndalur tek inspektimet tematike të kryera nga ILD, Metani nënvizoi se synimi i tyre ka qenë konstatimi i problematikave në sistem e drejtësisë dhe rekomandimin e zgjidhjeve, rekomandime, që i kanë shërbyer përmirësimit të funksionalitetit të gjykatave dhe zyrave të prokurorive në shërbim të dhënies së drejtësisë ndaj publikut.

Nga ana tjetër, Inspektori i Lartë i Drejtësisë e vuri theksin tek bashkëveprimi dhe koordinimi ndërmjet institucioneve të drejtësisë, si një element i nevojshëm, jo vetëm në paraqitjen e propozimeve për kryerjen e inspektimeve tematike, por në vijimësi në fushat me impakt në veprimtarinë e magjistratëve.

Fjalë përshëndetëse në nisje të mbledhjes mbajtën kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Mirela Bogdani, kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor Ilir Rusi dhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela.

Mbi perspektivën e Këshillave, roli, përfshirja dhe bashkëpunimi mbi inspektimet tematike referuan kryetari i Komisionit të Përhershëm Disiplinor të KLP, Zeqir Hoda dhe në emër të Komisionit të Përhershëm Disiplinor të KLGJ Emona Muçi.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Metani bëri një paraqitje mbi “Situatën aktuale të Inspektimeve Tematike – përmbledhje historike, gjendja e bashkëpunimit ndërinstitucional, gjetjet kryesore dhe rekomandime”.

Takimi u mbyll me diskutime e propozime mbi përmirësimin e koordinimit dhe bashkëpunimit institucional për inspektimet tematike.

Burimi ATSH

Rama për “Times Radio”: Narrativa për shqiptarët në burgjet britanike, gënjeshtër e “Brexit”

Në një intervistë për ”Times Radio”, Rama iu kundërpërgjigj deklaratave të kreut të partisë “Reform UK”, Nigel Farage me të…

Global 360

Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shqiptarët kërkojnë vetëm drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama për “Times Radio”: Narrativa për shqiptarët në burgjet britanike, gënjeshtër e “Brexit”

Në një intervistë për ”Times Radio”, Rama iu kundërpërgjigj deklaratave të kreut të partisë “Reform UK”, Nigel Farage me të…