Kumbaro i dorëzon nënsekretares së Përgjithshme të OKB-së ratifikimin e Konventës për të drejtën e detit

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro i dorëzoi nënsekretares së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Elinor Jane Britt Hammarskjöld, ratifikimin e Konventës së OKB për të Drejtën e Detit


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro i dorëzoi nënsekretares së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Elinor Jane Britt Hammarskjöld, ratifikimin e Konventës së OKB për të Drejtën e Detit, mbi ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit biologjik detar të zonave përtej juridiksionit kombëtar.

Kumbaro e dorëzoi ratifikimin e kësaj konvente në konferencën e Oqeaneve, të organizuar në Francë, në prani edhe të kryeministrit francez Emmanuel Macron.

“Me ratifikimin në Kuvendin e Shqipërisë javën e kaluar, e rreshtuam vendin tonë krah 60 vendeve që i kanë dhënë fuqi ligjore kësaj Konvente”, tha Kumbaro në një postim në rrjetet sociale.

Kumbaro u shpreh se “në ceremoninë e hapjes së Konferencës së Oqeaneve, me prezencën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB António Guterres, Presidentit të Francës Emmanuel Macron, liderëve botërore dhe homologëve ministra të mjedisit, konfirmuam edhe një herë modelin e Shqipërisë në ruajtje të biodiversitetit, siç e kemi treguar edhe me rritjen e sipërfaqes së zonave të mbrojtura, dhe angazhimin e përhershëm për të dhënë modele ndoshta të vogla në shkallë globale, por kuptimplota për çfarë përfaqësojnë”.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 71 vota pro javën që kaloi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtën e detit mbi ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit biologjik detar të zonave përtej juridiksionit kombëtar”.

Nëpërmjet ratifikimit të kësaj marrëveshje ajo që përfiton drejtpërsëdrejti Shqipëria në kapacitetet e veta është ndërtimi dhe përmirësimi i kapaciteteve dhe transferimi i teknologjisë detare, që konsiston në dhënien e mbështetjes për përforcimin e angazhimeve.

Burimi ATSH

Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë

Njësitë speciale RENEA dhe EKAM e Greqisë zhvilluan një stërvitje të përbashkët në Tiranë, duke konsoliduar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë

Njësitë speciale RENEA dhe EKAM e Greqisë zhvilluan një stërvitje të përbashkët në Tiranë, duke konsoliduar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e…