Rama ndan pamje nga “ëmbëlsia e freskët” e Pogradecit

Qyteti liqenor i Pogradecit mbetet një prej destinacioneve më të frekuentuara nga turistët vendas dhe ata të huaj, duke e shndërruar këtë në një qytet me një turizëm gjithëvjetor.


Qyteti liqenor i Pogradecit mbetet një prej destinacioneve më të frekuentuara nga turistët vendas dhe ata të huaj, duke e shndërruar këtë në një qytet me një turizëm gjithëvjetor.

Vizitorët e shumtë, por edhe banorët e Pogradecit shijojnë ditët plot diell në pedonalen e liqenit, ndërsa trëndafilat kanë çelur duke mbushur çdo cep të qytetit duke tërhequr vëmendjen edhe të turistëve të huaj që afrohen për t’i soditur apo marrë aromën e tyre.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga qyteti i Pogradecit. “Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit”, shkruan Rama.

Pogradeci ka çelur zyrtarisht sezonin turistik 2025 me një sërë aktivitetesh kulturore, sportive si dhe me panaire.

Pogradeci dhe rrethinat e tij ofrojnë për turistët një atraksion të përhershëm turistik me natyrën, kulturën dhe historinë që i japin madhështinë, ndërsa liqeni i jep hijeshinë.

Përveç liqenit, Pogradeci ka edhe shumë bukuri të tjera natyrore në periferinë e tij, në fshatrat që e rrethojnë, ka monumente të rëndësishme kulturore e historike që të tërheqin t’i vizitosh.

Në këtë qytet kudo ka bukuri si Lini, një gadishull i vogël në brigjet perëndimore të liqenit të Ohrit me një fshat të bukur me të njëjtin emër. Pogradeci ka edhe mjaft kisha mesjetare si kisha e Shën Bitrit, që vendasit janë mësuar ta thërrasin kisha e Shën Bitrit, ndodhet disa qindra metra larg fshatit Potkozhan.

Turistët dhe vizitorët nuk kanë munguar në asnjë stinë në Pogradec, por kjo verë pritet jetë edhe më e gjallëruar, pasi qyteti është më i bukur, me më shumë aktivitete dhe shërbimi ka arritur nivele shumë të mira.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kryeparlamentari Peleshi takim me Ambasadoren e Zvicrës

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një takim me Ambasadoren e re të Zvicrës në Shqipëri, Siri Walt.

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kryeparlamentari Peleshi takim me Ambasadoren e Zvicrës

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një takim me Ambasadoren e re të Zvicrës në Shqipëri, Siri Walt.