Malaj: Investimi në startup-in e Mira Muratit për të pozicionuar Shqipërinë në industrinë globale të AI

Qeveria synon të forcojë përfshirjen e inteligjencës artificiale në ekonomi dhe administratë, duke e konsideruar këtë investim si një hap drejt një të ardhmeje teknologjike dhe ekonomike më të avancuar për vendin.


Qeveria synon të forcojë përfshirjen e inteligjencës artificiale në ekonomi dhe administratë, duke e konsideruar këtë investim si një hap drejt një të ardhmeje teknologjike dhe ekonomike më të avancuar për vendin.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi në seancën plenare të Kuvendit Aktin Normativ për rishikimin e parë të buxhetit 2025 përmes së cilit akordohet një fond prej 1 miliard lekësh në mbështetje të startup-it të Inteligjencës Artificiale “Thinking Machines Lab”, themeluar nga Mira Murati, ish-drejtoreshë Teknologjike e OpenAI.

Ky fond i akorduar përmes një Akti Normativ, u sigurua nga rritja e të ardhurave jotatimore nga pasuritë e konfiskuara.

Sipas ministrit Malaj, investimi kanalizohet përmes Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH) dhe synon të mbështesë pjesëmarrjen e Shqipërisë në një projekt me potencial të lartë zhvillimi në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Thinking Machines Lab është një kompani që po mbështetet nga investitorë të mëdhenj globalë si Andreessen Horowitz, Sequoia Capital dhe synon të arrijë vlerësime mbi 10 deri në 50 miliardë USD. Kompania zhvillon sisteme AI të avancuara dhe bashkëpunuese që integrojnë tekst, pamje, audio dhe ndërveprim.

Malaj theksoi se ky investim është një mundësi strategjike për Shqipërinë për të rritur profilin e saj ndërkombëtar në fushën e inovacionit dhe për të mundësuar bashkëpunime konkrete për transferim njohurish, projekte pilot dhe mbështetje për startup-et shqiptare në teknologji.

Ndërsa sa i takon aspektit të ligjit të buxhetit 2025, ndryshimet e miratuara ruajnë pa prekur deficitin buxhetor, i cili vazhdon të qëndrojë në nivelin rreth 68 miliardë lekë, sikundër është miratuar edhe në buxhetin fillestar 2025.

Burimi ATSH

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Begaj: UÇK ishte mburoja e një populli që po shfarosej

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Begaj: UÇK ishte mburoja e një populli që po shfarosej

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të…