Laborator i ri inteligjent në shkollën “7 Marsi”, Manastirliu: Të afrojmë më shumë nxënësit me teknologjinë

Aktualisht janë funksionalë 316 laboratorë inteligjentë në shkollat e vendit.


Nxënësit e shkollës “7 Marsi” në Tiranë kanë tashmë laboratorin e ri inteligjent, që u shërben jo vetëm për lëndën e teknologjisë dhe informacionit, por edhe për lëndë të tjera.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu vizitoi shkollën “7 Marsi” ku ndoqi një orë mësimi në këtë laborator.

“Ky laborator sjellë një mënyrë të re dhe më tërheqëse të të nxënit, përmes platformave interaktive dhe projekteve të bukura që nxënësit zhvillojnë me mësuesit”, tha Manastirliu.

Gjatë vizitës, Ministrja tha se rrejti i laboratorëve inteligjentë do të shtrihet më gjerë në të gjithë vendin, si pjesë e një plani të qartë për digjitalizimin e shkollave dhe fuqizimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies.

“Jemi duke punuar të zgjerojmë rrjetet e laboratorëve në shkolla. Do ta shtrijmë dhe në 654 shkolla të tjera,” deklaroi Manastirliu duke vënë theksin te vijimi i investimeve për transformimin e shkollave në hapësira moderne, të pajisura me teknologji, për të siguruar që çdo fëmijë në Shqipëri të ketë mundësi të barabarta për të mësuar dhe për të ndjekur ritmin e kohës.

“Falënderoj mësues stafin mësimor për punën e mirë që bëjnë në veçanti mësuesen e anglishtes së kësaj shkolle, e cila ka gjetur një mënyrë shumë kreative për të punuar edhe më shumë me nxënësit sa i përket anglishtes por edhe duke zgjeruar edhe njohuritë e tjera duke i bërë bashkë në këtë laborator inteligjent, që është shumë funksional në këtë shkollë jo vetëm për të mësuar lëndën e teknologjisë dhe informacionit, por edhe për të mësuar edhe lëndë të tjera, për tu përmirësuar më shumë, përmes platformave interaktive dhe projekteve të bukura që nxënësit kanë zhvilluar së bashku me mësuesen”, tha Manastirliu.

Aktualisht janë funksionalë 316 laboratorë inteligjentë në shkollat e vendit.

Burimi ATSH

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë