Bloomberg: Aeroporti i Vlorës shtysë për investimet elitare, resorti i Kushner ofron turizmin e nivelit të lartë

Agjencia prestigjoze e lajmeve “Bloomberg” shkrim për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe investimet e Jared Kushner në Sazan.


“Një aeroport i ri ndërkombëtar në bregdetin e Shqipërisë do të fillojë fluturimet brenda disa javësh në një rajon ku dhëndri i Donald Trump po planifikon një zhvillim të shkëlqyer për turizmin elitar”.

Kështu e nis artikullin agjencia prestigjoze e lajmeve “Bloomberg” për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe investimet e Jared Kushner në Sazan.

Gjatë tre viteve të fundit, një grup investitorësh kanë investuar 170 milionë dollarë për të ndërtuar një ish-pistë ushtarake ajrore në aeroportin e Vlorës, për ta kthyer në aeroportin e dytë më të madh të Shqipërisë. Sipas “Bloomberg” operacionet me charter do të fillojnë këtë verë dhe aeroporti pritet të ofrojë shërbim të plotë gjatë këtij viti.

Agjencia “Bloomberg” në brendësi të artikullit shkruan se Aeroporti i Vlorës do të lehtësojë aksesin në pjesën jugore të vijës bregdetare të Shqipërisë, e cila kohët e fundit është shndërruar në një magnet për turistët e joshur nga çmimet më të lira dhe një destinacion premtues krahasuar me Greqinë ose Kroacinë.

Aeroporti është gjithashtu pjesë e një përpjekjeje më të madhe për ta rikthyer Vlorën në një destinacion turistik të nivelit të lartë, pasi jo shumë larg me anije ndodhet ishulli i Sazanit, ku Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, planifikon të zhvillojë një resort luksoz prej 1.4 miliardë dollarësh.

Vlora është tani një pikë qendrore për vizionin e Kryeministrit Rama për ta transformuar Shqipërinë në një qendër turistike evropiane shkruan “Bloomberg” dhe falë aeroportit kapaciteti fillestar i të cilit parashikohet të jetë 2 milionë pasagjerë në vit, me qëllim që të arrijë 10 milionë brenda një dekade.

Në artikullin e fundit të agjencisë së lajmeve “Bloomberg” thuhet ndër të tjera se turizmi është një kontribues i rëndësishëm në ekonominë e Shqipërisë, duke përbërë rreth 20% të produktit të brendshëm bruto ku ka dhe qindra persona të punësuar në këtë sektor.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Rritje e partneritetit me Spanjën në tregti, turizëm dhe energji të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku u prit nga…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Rritje e partneritetit me Spanjën në tregti, turizëm dhe energji të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku u prit nga…