Mbështetje me naftë për bujqësinë, AZHBR: Mbi 50 mijë aplikime

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural bëri të ditur se qëllimi i kësaj mase është lehtësimi i kostove për fermerët dhe rritja e rendimentit të prodhimit.

“Serrat inteligjente” në një park industrial të teknologjisë bujqësore në qytetin Jinhua, Provinca Zhejiang e Kinës lindore, 3 qershor 2024./Foto nga VCG

Mbi 50 mijë fermerë kanë aplikuar deri tani, që nga dita e hapjes së thirrjes më 14 prill, për masën e mbështetjes me naftë, për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural bëri të ditur se qëllimi i kësaj mase është lehtësimi i kostove për fermerët dhe rritja e rendimentit të prodhimit.

Sipas AZHBR-së, interesi i fermerëve për të përfituar nga Skema Kombëtare është tejet i lartë dhe kjo falë mbështetjes financiare për këtë sektor, që ka qenë çdo vit në dispozicion të tyre.

Skema e mbështetjes për naftë falas, vijon për të pestin vit radhazi. Edhe këtë vit nafta do të shpërndahet nëpërmjet pagesës në lekë për hektar, në llogarinë bankare të çdo fermeri aplikues, e përllogaritur në bazë të normativave të konsumit të naftës, për sipërfaqe më të mëdha se 1 hektar.

Fermerët me sipërfaqe më të mëdha se 10 hektarë, do të përfitojnë 50% të masës së financimit për çdo hektar të mbjellë me kultura bujqësore.

Aplikuesit në grupimet e Bashkimit të Fermerëve, do të përfitojnë të parët dhe secili prej tyre do të marrë në llogari të veçantë masën e financimit në nivelin maksimal.

Aplikimet kryhen on-line përmes portalit e-Albania në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx… ose pranë Agropikave dhe zyrave të ekstensionit bujqësor deri në datë 30 maj 2025 dhe më pas do të kalojnë në filtrin e verifikimit të aplikimeve.

Burimi ATSH

FSHF vendos për një minutë heshtje në kujtim të Fatos Nanos në të gjitha ndeshjet e kësaj jave

FSHF bën të ditur se, ky homazh vjen si shenjë respekti për figurën e tij dhe kontributin në jetën publike…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

FSHF vendos për një minutë heshtje në kujtim të Fatos Nanos në të gjitha ndeshjet e kësaj jave

FSHF bën të ditur se, ky homazh vjen si shenjë respekti për figurën e tij dhe kontributin në jetën publike…