Ndihmësdrejtori i ICITAP: Prioritet për SHBA, eliminimi i krimit të organizuar dhe emigracioni i paligjshëm

Ambasada e SHBA në Tiranë mirëpriti ndihmësdrejtorin e ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të SHBA, Stephen Fields, nga 19 deri më 23 maj.


Ambasada e SHBA në Tiranë mirëpriti ndihmësdrejtorin e ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të SHBA, Stephen Fields, nga 19 deri më 23 maj.

Gjatë vizitës së tij, Fields u takua me Të ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn, zyrtarë të ambasadës dhe udhëheqës të institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri, për të shprehur mirënjohjen për partneritetin e fortë me vendin tonë.

Fields përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA për të eliminuar kartelet, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe emigracionin e paligjshëm.

Ndihmësdrejtori Fields zhvilloi takime me ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, kreun e SPAK Altin Dumani, drejtorin e përgjithshëm së Policisë së Shtetit Ilir Proda, drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani, drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve Klevis Qose dhe të tjerë.

Përveç kësaj, 340 mijë dollarë në pajisje amerikane u transferuan në burgjet shqiptare përmes ICITAP dhe Byrosë kundër Terrorizmit dhe INL të Departamentit të Shtetit.

Vizita përfundoi me prezantimin e Çmimit të Ekselencës dhe akreditimin e parë ndërkombëtar IADLEST për Akademinë e Sigurisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin

Oborri Mbretëror Shqiptar njoftoi sot martesën e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princit Leka II, me Zonjushën Blerta Celibashi.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin

Oborri Mbretëror Shqiptar njoftoi sot martesën e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princit Leka II, me Zonjushën Blerta Celibashi.