Rama: Investimi në infrastrukturë rrit operacionalitetin e Bazës së Farkës, hangar i ri për helikopterët Black Hawk

Helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës, aty ku sapo ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri.


Helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës, aty ku sapo ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se investimi në infrastrukturë dhe modernizim do të rrisë operacionalitetin e Bazës së Farkës, duke ofruar të gjitha lehtësirat jo vetëm për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes së helikopterëve, por edhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët tanë.

Kryeministri ndau në rrjetet sociale dëshminë e Kapiten Ertion Kodra, shef i Mirëmbajtjes së Black Hawk, i cili vlerësoi këtë investim që ofron kushte më të mira pune.

Kapiten Kodra theksoi se përveç akomodimit të 4 helikopterëve Black Hawk, hangari i ri do të ofrojë edhe shërbimet e mirëmbajtjes.

“Ky hangar do të ndihmojë shumë në rritjen e operacionalitetit dhe mirëmbajtjes së helikopterëve Black Hawk duke ofruar kushte më të mira pune dhe shërbimi për efektivin e mirëmbajtjes. Ndërtimi i këtij angari është për të akomoduar deri në 4 helikopterë Black Hawk, por jo vetëm për akomodimin. Këtu do të bëhet edhe mirëmbajtja ditore si dhe të gjitha proceset. Do jetë i pajisur edhe me vinç që do të shërbejë për heqjen e pjesëve më të rënda”, tha Kapiten Kodra.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

100-vjetori i themelimit të Urdhrit Mbretëror të Skënderbeut:

I themeluar në vitin 1925 nga Madhëria e Tij Mbreti Zog I, ky urdhër u krijua si një nga dekoratat…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

100-vjetori i themelimit të Urdhrit Mbretëror të Skënderbeut:

I themeluar në vitin 1925 nga Madhëria e Tij Mbreti Zog I, ky urdhër u krijua si një nga dekoratat…