Denaj në takimin rajonal të FAO: Modernizim dhe qëndrueshmëri në sektorin agroushqimor

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, mori pjesë sot në takimin për Konsultimin Informal të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë së Kombeve të Bashkuara (FAO) për Evropën dhe Azinë Qendrore.


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, mori pjesë sot në takimin për Konsultimin Informal të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë së Kombeve të Bashkuara (FAO) për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Ky takim, i cili shërben si përgatitje për sesionin e 35-të të Konferencës Rajonale për Evropën, mblodhi përfaqësues nga vendet anëtare për të ndarë përvoja dhe ide mbi përparimin drejt Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ).

Ministrja Denaj, gjatë takimit theksoi se u diskutua gjerësisht mbi sfidat dhe mundësitë që po përjetojnë vendet e rajonit, prioritetet për periudhën 2026–2027, rolin e komisioneve teknike dhe qasjet e reja për transformimin e sistemeve agroushqimore, të cilat qëndrojnë në qendër të agjendës së zhvillimit të qëndrueshëm.

Ajo nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me FAO në fuqizimin e politikave kombëtare për bujqësinë dhe zhvillimin rural, duke shtuar se Shqipëria mbetet e angazhuar për modernizimin dhe qëndrueshmërinë e sektorit agroushqimor, si pjesë e përpjekjeve të saj për t’u afruar me standardet e Bashkimit Europian.

“FAO, me një histori 80-vjeçare, mbetet një partner strategjik për Shqipërinë, veçanërisht në çështje që lidhen me menaxhimin e burimeve natyrore dhe përballimin e ndikimeve të ndryshimeve klimatike”, u shpreh Denaj.

Takimi rajonal vjen në një kohë kur vendet po përballen me sfida komplekse të lidhura me sigurinë ushqimore, ndotjen mjedisore dhe efektet e krizave globale, duke e bërë bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar më të domosdoshëm se kurrë më parë.

Burimi ATSH

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Himarën

Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov, zhvilloi një vizitë në Bashkinë Himarë, ku bashkëbisedoi me kryebashkiakun Vangjel Tavo.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Himarën

Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov, zhvilloi një vizitë në Bashkinë Himarë, ku bashkëbisedoi me kryebashkiakun Vangjel Tavo.