Gonzato: “Java e Europës”, mundësi për të reflektuar mbi identitetin europian

Identiteti europian ishte sot në fokus të aktivitetit që çeli “Javën e Europës” në Tiranë.


Identiteti europian ishte sot në fokus të aktivitetit që çeli “Javën e Europës” në Tiranë.

Në çelje të këtij aktiviteti ku ishte e pranishme edhe Federica Mogherini, rektore e Kolegjit të Europës, ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato u shpreh se “Java e Europës 2025” është një ftesë për t’u ndier europianë në mënyra nga më të ndryshmet.

Ambasadori Gonzato theksoi se “Java e Europës” synon të tregojë se ku duam të shkojmë ne si europianë në këto kohë të pasigurta.

“Do të dëshironim që Europën ta shihnim jo thjesht si një vend gjeografik, por ta shihnim si një përvojë, një përjetim që ne e ndajmë me njëri-tjetrin si një imagjinatë kolektive. Dëshironim të shihnim se çfarë do të thotë të jesh europian përtej kufijve gjeografikë. Pra, çfarë na bashkon ne, pavarësisht larmisë, diversitetit që ka vetë Europa dhe ta shohim Europën si një vend në të cilin ne jo vetëm e pranojmë larminë e diversitetin, por edhe dimë ta shijojmë atë”, tha Gonzato.

Kjo, sipas tij, është ajo që i bën të veçantë europianët.

Gonzato theksoi se Europa duhet të shihet si një vend ku liria e shprehjes është e rëndësishme.

“Një Europë të cilin artistët e shohin me anë të narrativave të tyre. Rezultati ishte që komuniteti i artistëve në Shqipëri sollën më shumë se 200 propozime për aktivitete gjë që na e bëri shumë të vështirë zgjedhjen. Por në fund na u desh të zgjidhnim 11 projekte shumë të ndryshme, të larmishme artistike që do të ndodhin në 30 vende në 9 qytete të Shqipërisë gjatë dy javëve në vijim”, tha Gonzato.

Ambasadori nënvizoi se “Java e Europës” sivjet do të jetë një rrugëtim nëpërmjet arteve pamore, performancave, interpretimit, muzikës por edhe bashkëbisedimeve.

“Kemi artistë nga Shqipëria dhe nga Europa të cilët së bashku do të krijojnë hapësira për të na dhënë emocion, për të na angazhuar, por edhe për të na bërë të reflektojmë”, tha ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Jaupaj: Rreth 250 fëmijë në kampin veror të Tropojës, në fokus edukimi mjedisor

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, mori pjesë sot pjesë në ceremoninë përmbyllëse të kampit veror të Tropojës, së bashku me…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj: Rreth 250 fëmijë në kampin veror të Tropojës, në fokus edukimi mjedisor

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, mori pjesë sot pjesë në ceremoninë përmbyllëse të kampit veror të Tropojës, së bashku me…