Nga Tirana, Macron bën thirrje për riformësimin e buxhetit të BE dhe investime në teknologji, mbrojtje dhe AI

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi sot nga Tirana se Europa ka hyrë në një moment kyç për të ardhmen e saj ekonomike dhe gjeopolitike.


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi sot nga Tirana se Europa ka hyrë në një moment kyç për të ardhmen e saj ekonomike dhe gjeopolitike, duke theksuar nevojën për investime të mëdha, reformë rregullatore dhe thellim të bashkëpunimit mes vendeve të saj dhe fqinjëve.

Duke marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar “Future Investment Initiative” (FII), i cili për herë të parë mbahet në Europë dhe pikërisht në Shqipëri, Macron u shpreh se ishte zheloz që kjo platformë mbahej në Shqipëri.

“Jam vërtet xheloz që kjo platformë për herë të parë në Europë mbahet në Shqipëri”, tha ai.

Presidenti francez theksoi rëndësinë që vendet e Bashkimit Europian dhe më gjerë të kenë një strategji të qartë për konkurrueshmërinë dhe të vendosin investimet në qendër të kësaj strategjie.

“Na duhet përshpejtim i konkurrueshmërisë. Kjo është thelbësore. Duhet të thjeshtojmë dhe të harmonizojmë rregulloret tona, t’i sinkronizojmë me pjesën tjetër të botës”, tha ai.

Macron vuri në dukje se Komisioni Europian ka nisur hapa drejt thjeshtimit, por i konsideroi ato të pamjaftueshme. Ai theksoi nevojën për një treg të përbashkët europian në tre sektorë kritikë: telekomunikacion, energji dhe financa, të cilët aktualisht nuk janë të integruar plotësisht.

“Duhet të krijojmë një treg të përbashkët për këta sektorë sepse është e rëndësishme të kemi më shumë kapacitete investimi. Kemi burime të mëdha, kursime që nuk përdoren si duhet për inovacion dhe kapital”, theksoi ai.

Sipas Macron, sistemi financiar europian është i mbirregulluar që prej krizës së fundit financiare, gjë që ka ndikuar negativisht në zhvillimin ekonomik dhe ka krijuar një hendek me SHBA-të.

“75% e financimeve në Europë kalojnë përmes bankave dhe institucioneve financiare, që janë rregulluar tepër. Kjo ka frenuar kapitalin dhe inovacionin në biznes. Ne duhet të ndërkombëtarizojmë kursimet dhe t’i orientojmë ato drejt sektorëve të duhur”, deklaroi Macron.

Presidenti francez nënvizoi tri përparësi për të ardhmen e Europës: mbrojtjen dhe sigurinë, teknologjinë e gjelbër dhe inteligjencën artificiale. Ai theksoi se për realizimin e këtyre objektivave, nevojiten më shumë investime publike dhe private dhe një riformësim i buxhetit të përbashkët europian.

“Duke iu referuar asaj çfarë tha Edi për historinë e Trump, që nuk është lajm i mirë vetëm për SHBA, por edhe për Europën. Europa mund të arrijë pavarësi, na duhet të zgjedhim partneritet tona dhe të shohim varësitë tona. Me krizën në Ukrainë u ekpozuan edhe kostot. Pyetja për ne është: A do të bëhemi një fuqi globale e gjelbër e aftë për të mbrojtur veten. Kjo është pyetja që ngrihet për Europën. Përgjigjja duhet të jetë: Po! Sigurisht! Por kjo është një fazë e re e rrugëtimit europian. Kjo është diçka që do të duhet të shmangte luftën e brendshme në Europë dhe të orientonte tregjet për të shndërruar Europën në një fuqi gjeopolitike. Kjo është agjenda jonë“, u shpreh Macron.

Në përfundim, Macron theksoi rëndësinë e Komunitetit Politik Europian (KPE) dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, duke e konsideruar këtë një mundësi unike për të ndërtuar një Europë më të madhe, më të bashkuar dhe me ndikim global.

“Të flasim për Komunitetin Politik Europian dhe rëndësinë për agjendën e anëtarësimit të Shqipërisë. Besoj fort se përtej BE-së kemi këtë Europë më të madhe që janë Ballkani Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina dhe kjo Europë më e madhe është vend me mbi 650 milionë banorë që nuk merren në konsideratë as nga pikëpamja gjeopolitike, as nga ajo financiare apo ekonomike. Le ti integrojmë edhe më mirë këto vende. Le të punojmë së bashku për ekonominë, migracionin, tregtinë, mbrojtjen. Nëse ne e bëjmë këtë, integriojmë vende shumë të qëndrueshme, pa luftë, destabilizim, nëse arrijmë një hapërsirë më të mirëintegruar përtej BE-së. Natyrisht jam një avokat i anëtarësimit dhe mbylljes në 2027-ën, por kemi ndërkohë një mundësi të jashtëzakonshme të rreth 700 milionë banorëve për ta bërë këtë hapësirë të respektuar nga të gjithë ndaj dhe është një mundësi unike dhe ndaj KPE është kaq e rëndësishme”, deklaroi Macron.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nga Tirana, Macron bën thirrje për riformësimin e buxhetit të BE dhe investime në teknologji, mbrojtje dhe AI

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi sot nga Tirana se Europa ka hyrë në një moment kyç për të ardhmen…

Global 360

Nga Tirana, Macron bën thirrje për riformësimin e buxhetit të BE dhe investime në teknologji, mbrojtje dhe AI

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi sot nga Tirana se Europa ka hyrë në një moment kyç për të ardhmen…

Diplovista

Rama për ”La Repubblica”: Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën

Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën e njohur italiane ”La…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Nga Tirana, Macron bën thirrje për riformësimin e buxhetit të BE dhe investime në teknologji, mbrojtje dhe AI

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi sot nga Tirana se Europa ka hyrë në një moment kyç për të ardhmen…