Macron: Uroj që javët e ardhme të rifillojmë dialogun me Prishtinën dhe Beogradin

Në konferencën për mediet sot në Tiranë, me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i Republikës Franceze Emmanuel Macron, foli mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ku theksoi rëndësinë e përparimit të këtij procesi.


konferencën për mediet sot në Tiranë, me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i Republikës Franceze Emmanuel Macron, foli mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ku theksoi rëndësinë e përparimit të këtij procesi.

Macron theksoi se udhërrëfyesi për dialogun është i qartë dhe se Bashkimi Europian ka legjitimitetin për të kërkuar avancime konkrete.

“Udhërrëfyesi është shumë i qartë dhe kemi kaluar shumë kohë me dialogun Kosovë-Serbi. BE është legjitime për të kërkuar që të ketë avancime konkrete mbi çështjen politike, mbi zgjedhjet e komunave, për çështjet e sigurisë. Ekzigjenca nuk është humbje besueshmërie. Duhet dalë nga kjo përballje që bllokon situatën”, tha ai.

Macron nënvizoi domosdoshmërinë që procesi të vazhdojë, për të ruajtur besueshmërinë dhe për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme për të dyja palët.

“Uroj që javët e ardhme të rifillojmë dialogun me Prishtinën dhe Beogradin, sepse secili vend është përballur me vështirësi politike e sociale për të bërë të mundur avancimin. Është e rëndësishme për gjithë rajonin. Mendoj se kërkesat janë legjitime, s’mund të lëmë të vendoset një dialog i tërthortë, nuk është mënyra korrekte për të avancuar. Të paktën kemi një vullnet për qëllimin e avancimit për sigurinë e Europës. Për bashkimin e saj duhet ta bëjmë këtë udhë, por është legjitime të kemi ekzigjenca për këtë gjë. Nuk është ide e mirë kurrë kur mundohemi t’i përçajmë linjat apo të vëmë në dyshim procesin. Do vazhdojmë të ecim me forcë, do t’i riangazhojmë, ne do shkojmë krahas partnerëve europianë që gjërat të avancojnë në Kosovë. Për NATON dhe ekzigjencën e saj”, deklaroi Macron.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj viziton Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku përcolli urimet e tij me…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj viziton Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku përcolli urimet e tij me…