Franca rrit praninë në Shqipëri, Macron: Investime në arsim, inovacion, turizëm dhe menaxhimin e mbetjeve

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, bëri të ditur se janë realizuar tashmë mbi 300 milionë euro investime franceze në Shqipëri dhe theksoi angazhimin për të përshpejtuar projekte të reja në sektorë kyç.


Franca do të rrisë praninë e saj në Shqipëri në disa sektorë strategjikë, si novacioni, arsimi, turizmi dhe menaxhimi i mbetjeve.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, bëri të ditur se janë realizuar tashmë mbi 300 milionë euro investime franceze në Shqipëri dhe theksoi angazhimin për të përshpejtuar projekte të reja në sektorë kyç.

“”École 42″ është tashmë realitet në Shqipëri. Në të njëjtën mënyrë kemi vendosur për hapjen e Liceut Francez të Korçës, i cilësuar si djepi frankofon në vend. Studimi paraprak është përfunduar dhe do të vijojmë ta përshpejtojmë këtë projekt”, u shpreh Macron.

Në fushën e arsimit të lartë, presidenti francez theksoi se bashkëpunimi universitar mes Tiranës dhe një universiteti teknologjik francez është në fazë avancimi.

Sa i takon bashkëpunimit ekonomik, Macron vuri në dukje vendosjen e projekteve prioritare në fushat e menaxhimit të ujit, turizmit dhe bujqësisë.

“Më shumë aktorë francezë janë të përfshirë në projektet tona të përbashkëta, të cilat janë strukturuese për të gjithë rajonin”, deklaroi ai.

Presidenti francez tha gjithashtu se është avancuar në fushën e mbrojtjes, me marrëveshje të rëndësishme të nënshkruara mes dy vendeve.

“Kemi bërë përparim në bashkëpunimin në mbrojtje. Ministrat tanë kanë nënshkruar marrëveshje dhe partneritete strukturuese, përfshirë sisteme të avancuara mobile të vëzhgimit ajror. Franca mbetet e angazhuar në projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe në menaxhimin e ujit dhe mbetjeve në Shqipëri”, theksoi Macron.

Ai përfundoi duke riafirmuar mbështetjen e Francës për Shqipërinë, nëpërmjet financimeve dhe përfshirjes së operatorëve të mëdhenj industrialë francezë.

“Franca është pranë Shqipërisë dhe mbështet zhvillimin e saj përmes një agjende pragmatike dhe ambicioze”, përfundoi presidenti Macron.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, se Shqipëria tregoi me afganët se madhësia e shpirtit nuk…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, se Shqipëria tregoi me afganët se madhësia e shpirtit nuk…