Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, mbërrin presidenti i Azerbajxhanit, Aliyev

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev mbërriti sot në Tiranë në kuadër të pjesëmarrjes në samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të zhvillojë punimet nesër në vendin tonë.


Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev mbërriti sot në Tiranë në kuadër të pjesëmarrjes në samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të zhvillojë punimet nesër në vendin tonë.

Presidenti Aliyev u prit në aeroport nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

“Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) sot dhe nesër do të jenë në Tiranë liderë nga i gjithë kontinenti. Pata nderin të pres në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev”, shkruan Balluku, ndërsa ndan në rrjetet sociale foto nga pritja në aeroport.

Samiti i Komunitetit Politik Evropian do të zhvillojë punimet nesër në Tiranë, me pjesëmarrjen e liderëve europianë.

Ndërkohë sot liderët e Këshillit Evropian dhe të Bashkimit Evropian do të mblidhen në një darkë pune në Tiranë me udhëheqësit e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një video-mesazhi vlerësoi progresin e futbollit shqiptar në Mbrëmjen Gala “Topi i…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një video-mesazhi vlerësoi progresin e futbollit shqiptar në Mbrëmjen Gala “Topi i…