Celibashi takim informues me përfaqësinë e vëzhguesve ndërkombëtarë

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi sot një takim informues me përfaqësinë e vëzhguesve ndërkombëtarë nga Asambleja Parlamentare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE PA), Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), Parlamenti Evropian (PE) dhe OSBE/ODIHR.

Sipas Celibashit, këto përfaqësi janë angazhuar në misionin vëzhgues për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë që do të mbahen më 11 maj 2025.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryekomisioneri Celibashi shprehet se “gjatë këtij takimi, ndamë me përfaqësuesit ndërkombëtarë përgatitjet tona më të fundit në kuadër të organizimit të procesit zgjedhor, përfshirë masat që kemi ndërmarrë për të garantuar një proces të rregullt, gjithëpërfshirës dhe transparent”.

“Një vëmendje të veçantë i dhamë edhe zbatimit të teknologjisë për identifikimin biometrik të votuesve. Theksuam rëndësinë që ka për ne bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare dhe me misionet e vëzhgimit, si një mekanizëm i domosdoshëm për të forcuar integritetin e zgjedhjeve dhe për të rritur besimin e publikut në procesin zgjedhor”, pohon Celibashi.

Burimi ATSH

Rama: Për veprat e dënueshme nën 5 vite burg nuk do të ketë masë sigurie “arrest në burg”

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot draftin me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale.

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Për veprat e dënueshme nën 5 vite burg nuk do të ketë masë sigurie “arrest në burg”

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot draftin me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale.