Rama: Fieri, lokomotiva e fitores së madhe të PS

Gjatë fjalës së tij Rama, vuri theksin në rëndësinë e këtyre zgjedhjeve që, siç tha ai, “është për të marrë pasaportën europiane”.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot nga Fieri se, “Partia Socialiste ka mision ta mbajë në krah Shqipërinë dhe ta ngjisë deri në fund, në majën ku ne do të përmbushin profecinë e Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut, që përcaktoi se fati i stërnipave të tij është Europa”.

Rama tha se, “ne do të vëmë në vend amanetin e rilindësve që kanë thënë se për shqiptarët dielli lind andej nga perëndon. Ne do ta përmbushim atë maj, me të gjitha përpjekjet edhe atë thirrjen që u shpërnda në të gjithë Shqipërinë, pas rënies së diktaturës që “E duam Shqipërinë si gjithë Europa””.

Kryeministri e cilësoi Fierin “lokomotivën” e fitores së madhe të PS në zgjedhjet e 11 majit.

“Na ka rënë ne kjo përgjegjësi, socialistëve dhe progresistëve, ju ka rënë ju kryeqytetarëve socialistë të jeni lokomotiva e fitores së madhe. Kjo nuk është një fitore për një mandat, por është fitore për të përmbushur një mision, kjo është një fitore për të vulosur rilindjen e Shqipërisë në Europën e bashkuar”, tha ai.

Rama theksoi se rilindja e Shqipërisë ka filluar nga sheshet e qyteteve.

“Kur ne lanim dhe pastronim fytyrën e përbaltur të qyteteve, ata na thonin se po merremi me fasada. Rilindja jonë ka vijuar me shkollat, kopshtet, të cilat kur ne e morëm detyrën nuk kishin xhama, ngrohje, i hynte uji nga të katër anët. Rilindja jonë ka vazhduar me spitalet. 53 spitale të reja kemi ndërtuar, 400 qendra të reja shëndetësore në të gjithë Shqipërinë. Kemi vijuar me projektet e mëdha në infrastrukturë dhe rilindja jonë ka vazhduar me trefishimin e prodhimit të përgjithshëm të Shqipërisë që kishte më pak se 10 miliardë euro, sot ka mbi 25 dhe 35 miliardë do t’i bëjmë në Shqipërinë 2030”, u shpreh Rama.

Gjatë fjalës së tij Rama, vuri theksin në rëndësinë e këtyre zgjedhjeve që, siç tha ai, “është për të marrë pasaportën europiane”.

“Të gjitha këto janë rrugë për Shqipërinë në BE dhe kjo pasaportë europiane është misioni. Pasaporta europiane është identiteti i ri i shqiptarëve europianë e jo vetëm me zakon, por edhe me ligj, jo vetëm me fjalë, por edhe me kartë. Pasaporta europiane është dhurata më me vlerë që çdo prind që shkon të votojë mund t’i bëjë fëmijëve të vet”, tha Rama.

Ai ftoi qytetarët, pavarësisht ndasive politike, të shkojnë të votojnë më 11 maj duke menduar për fëmijët e tyre dhe duhet t’i thonë vetes se çfarë duhet të bëjnë ata me votën e tyre për fëmijët që nuk votojnë dot, sepse tani është momenti që kur përputhet edhe me interesin e tyre që na kanë hapur derën dhe të bëhemi pjesë e tyre, pjesë e BE-së.

Burimi ATSH

"HOMELAND III është një udhëtim vizual në zemrën e Shqipërisë"

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

"HOMELAND III është një udhëtim vizual në zemrën e Shqipërisë"