Shqipëria mikpritësja e Kongresit Botëror të Ligjit në 2027-ën, Sadushi: Vlerësim për rrugëtimin reformues

Sadushi theksoi se në vitin 2027, Tirana do të mirëpresë juristë, akademikë, gjyqtarë dhe liderë nga mbarë bota.


“Lajmi se Shqipëria do të jetë mikpritësja e Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, është një ngjarje madhore për ne dhe një vlerësim i qartë për rrugëtimin reformues që vendi ynë ka ndërmarrë vitet e fundit”, ka deklaruar Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Gjatë Kongresit të këtij viti në Republikën Domenikane, Sadushi, paraqiti përvojën shqiptare në transformimin e gjyqësorit: nga rivlerësimi i gjyqtarëve dhe forcimi i pavarësisë së sistemit, tek përqafimi i teknologjisë në funksion të transparencës, efikasitetit dhe aksesit të qytetarëve në drejtësi.

Ai solli në vëmendje vendime të rëndësishme ku Gjykata e Lartë ka treguar gatishmëri për të përballuar sfida të reja me standarde të larta profesionale dhe kushtetuese.

Gjithashtu, Sadushi theksoi rëndësinë e digjitalizimit si një nga shtyllat kryesore të reformës, përmes sistemeve të menaxhimit të çështjeve, platformave të hapura për publikun dhe komunikimit të vazhdueshëm me qytetarët nëpërmjet kanaleve zyrtare dhe rrjeteve sociale.

Sadushi theksoi se në vitin 2027, Tirana do të mirëpresë juristë, akademikë, gjyqtarë dhe liderë nga mbarë bota.

“Shqipëria është gati të ndajë përvojën e saj dhe të kontribuojë në vizionin e një drejtësie globale moderne dhe të aksesueshme”, ka theksuar ai.

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi u shpreh se “shteti i së drejtës nuk është statik. Është një parim i gjallë që duhet të rritet së bashku me shoqërinë, shkencën dhe teknologjinë”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi takim me atashetë ushtarakë: Bashkëpunimi, themeli i sigurisë së përbashkët

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim prezantues me atashetë ushtarakë të akredituar në Shqipëri.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi takim me atashetë ushtarakë: Bashkëpunimi, themeli i sigurisë së përbashkët

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim prezantues me atashetë ushtarakë të akredituar në Shqipëri.