Rama: Zero taksa për biznesin e vogël deri në vitin 2029, kursyen 58.5 milionë euro në vit

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama prezantoi sot në Librazhd arritjet kyçe për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE.


Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama prezantoi sot në Librazhd arritjet kyçe për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE.

Në fjalën e tij, Rama foli për taksimin e biznesit të vogël.

“Kur ne morëm detyrën, qoftë ai lokali aty, qoftë 15-katëshi në Tiranë paguanin 10%. Një gjë shumë e padrejtë. Ne e ndryshuam dhe ai lokali aty paguan zero taksë, paguan edhe zero TVSH nëse ka më pak se 100 mijë euro xhiro në vit. Ndërsa nëse ka deri në 140 mijë euro xhiro në vit, paguan zero taksë dhe paguan TVSH”, u shpreh Rama.

Rama tregoi shifrat sesi kanë ndryshuar normat e fitimit për biznesin e vogël.

Sipas tij, pragu për tatimin mbi fitimin për biznesin e vogël është 140 mijë euro në vit. Nga ky tatim përfituan 123 255 biznese në vit nga kjo bizneset kursyen 58.5 milionë euro në vit. Vetëm 11 % e bizneseve paguajnë sot Tatimin mbi Fitimin.

“Deri në vitin 2029 të gjitha bizneset e vogla do të kenë zero taksën, siç e kanë, nuk do të kenë taksë mbi fitimin e tyre sepse ne duam që ata të vazhdojnë të forcohen dhe të kalojnë në nivel tjetër më pas”, tha Rama.

Duke folur për pagat e mjekëve, Rama u shpreh se, “kanë vajtur 1670 euro paga mesatare e mjekëve dhe do shkojë 2000 euro në Shqipërinë 2030”.

Sa i përket programeve sociale, Rama u shpreh se, “janë afro çerek miliard euro që janë angazhuar në programet sociale. Sot ministria jonë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka një buxhet prej 1 miliard dhe shumë programe sociale dhe shumë përgjegjësi dhe mbështetje për bashkitë që tanimë janë motor i këtyre programeve”.

Rama tha se “për nënat e papuna me 3 fëmijë ose më shumë prej disa vitesh qeveria jep 25 milionë euro në vit për t’iu paguar sigurimet shëndetësore dhe shoqërore që në momentin kur të dalin në pension të mos mbeten pa pension për shkak se s’kanë punuar dot se kanë pasur shumë fëmijë, por të kenë një pension dinjitoz”.

Për bonusin e bebes, Rama theksoi se, “kemi dhënë për 227 mijë fëmijë të porsalindur bonusin. 400 euro për fëmijën e parë, 800 euro për të dytin, 1200 për të tretin dhe duke filluar nga viti i ardhshëm do të ndryshojmë sistemin dhe nuk do të japim më çekun direkt në maternitet por do të japim çdo muaj për fëmijën e porsa lindur një mbështetje për nënën”.

Për pagat e mësuesve, Rama u shpreh se, “sot paga mesatare e mësuesve ka shkuar 950 euro, do të shkojë 1250 në Shqipërinë 2030”.

Sa i përket investimeve për mbrojtjen, Rama u shpreh se nga viti 2013 kur buxheti i mbrojtjes ka qenë 28 milionë euro, është rritur në 280 milionë në 2025-ën.

Sa i përket pagave të ushtarakëve, Rama tha se, “paga mesatare për ushtarakët sot është 1550 euro dhe do të vazhdojë të rritet. Kemi pasur ushtrinë më të keqpaguar dhe më të keqpajisur të rajonit, sot kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, përfshirë dhe ushtrinë e Serbisë dhe do të vazhdojmë t’i rrisim. Ambicia jonë është që ushtarakët shqiptarë të kenë një pagë mesatare sa mesatarja e ushtrive të NATO-s në Shqipërinë 2030”.

Burimi ATSH

Porto Palermo Festival nis me mesazhin për mbrojtjen e detit dhe mjedisit

Edicioni i gjashtë i Porto Palermo Festival u çel me aktivitetin ndërgjegjësues “Preserving our Sea 4”, duke vendosur në qendër…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Porto Palermo Festival nis me mesazhin për mbrojtjen e detit dhe mjedisit

Edicioni i gjashtë i Porto Palermo Festival u çel me aktivitetin ndërgjegjësues “Preserving our Sea 4”, duke vendosur në qendër…