Rama: Shumica e shqiptarëve e dinë që jemi në drejtimin e duhur, në 11 maj për Shqipërinë në BE

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste bëri thirrje sot që në 11 maj çdo shqiptar t’i bashkohet Partisë Socialiste, pavarësisht bindjeve politike, për Shqipërinë në Bashkimin Europian.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste bëri thirrje sot që në 11 maj çdo shqiptar t’i bashkohet Partisë Socialiste, pavarësisht bindjeve politike, për Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Në takimin përmbyllës elektoral në Librazhd, Rama ironizoi po ashtu edhe deklaratat e Tomor Alizotit, drejtuesit politik të Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit.

“Kam ardhur me shumë frikë dhe gati gati isha duke u kthyer mbrapsht se ka dalë njeri këtej dhe thotë se do na hajë të gjallë. Sot kemi edhe një takim të madh përmbyllës në Elbasan. Unë ju falënderoj shumë që jeni kaq shumë këtu se duke ju parë kaq shumë edhe mua më del pak frika se ai kur thotë do hamë, ai ha me gjithë mend”, ironizoi Rama.

Rama tha se në këtë takim do të bëjë një pasqyrë të asaj që duhet mbajtur parasysh mbi Shqipërinë sot dhe pse, siç u shpreh ai, “kemi të gjitha arsyet të besojmë se do të bëjmë më mirë në vijim për Shqipërinë nesër”.

“Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm. Është e domosdoshme të bëjmë të gjitha përpjekjet që çdo shqiptar, çdokush që ka të drejtën e votës edhe pse akoma mund të jetë krejt në anën tjetër, të bindet që në 11 maj duhet të na bashkohet”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se tanimë shumica e shqiptarëve e dinë shumë mirë që vendi po shkon në drejtimin e duhur, ekonomia po përmirësohet vijimësisht dhe do të jetë më mirë në vitet në vijim.

“E dinë shumë mirë që e gjitha kjo ka ardhur nga mbështetja për PS-në dhe të gjitha ato që presim dhe duam do të vijnë duke u mbështetur te njeri-tjetri, në PS”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Porto Palermo Festival nis me mesazhin për mbrojtjen e detit dhe mjedisit

Edicioni i gjashtë i Porto Palermo Festival u çel me aktivitetin ndërgjegjësues “Preserving our Sea 4”, duke vendosur në qendër…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Porto Palermo Festival nis me mesazhin për mbrojtjen e detit dhe mjedisit

Edicioni i gjashtë i Porto Palermo Festival u çel me aktivitetin ndërgjegjësues “Preserving our Sea 4”, duke vendosur në qendër…