Rama në Kavajë: Vota për PS-në, mesazh që populli shqiptar do të bëhet pjesë e BE

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se, vota e popullit të Kavajës dhe Rrogozhinës për Partinë Socialiste, në numrin 5, në zgjedhjet e 11 majit, do të kthehet në pesëfishim të mbështetjes gjatë një mandati.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se, vota e popullit të Kavajës dhe Rrogozhinës për Partinë Socialiste, në numrin 5, në zgjedhjet e 11 majit, do të kthehet në pesëfishim të mbështetjes gjatë një mandati.

Në takimin përmbyllës elektoral për zgjedhjet e 11 majit, në Kavajë, Rama tha se, në këto vite qeverisje, ne mezi e nxorëm Kavajën nga këneta dhe hapëm vijën ujore për ta lidhë Kavajën me detin.

Rama u shpreh se fitorja e PS, në zgjedhjet e 11 majit, nuk është e lidhur me fitoren e vetëm kësaj partie por, ajo është e lidhur me mesazhin që ne populli shqiptar duam të bëhemi pjesë e BE-së.

“Neve nuk na duhet e një shumicë aritmetike, na duhet fryma e bashkimit e shprehur në një shumicë shqiptare, që kur të vijnë të gjithë ata burra nga e gjithë Europa në Tiranë në 16 maj ta marrin shumë të fortë mesazhin e 11 majit, që ne populli shqiptar duam të bëhemi pjesë dhe anëtarë të bashkisë së popujve të gjithë europës”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama tha se, duhet të jetë një shtysë e madhe dhe për këtë duhet të kontribuojmë të gjithë.

“Dua t’i them të gjithë prindërve demokratë, vijoi ai, që kanë fëmijë sot në kopshte e shkolla. Ajo çfarë ju mund t’i dhuroni fëmijëve, është duke u angazhuar në zgjedhje, që t’i jepni fëmijëve tuaj pasaportën europiane. Nuk na e dhanë dot ne, prindërit tanë, dhe gjyshërit nuk ia dhanë dot prindërve tanë dhe kështu në histori mbetëm të huaj për Europën. Ndërkohë që me këtë pasaportë, fëmijët e këtij vendi mund të shkojnë në çdo universitet dhe shkollë me të njëjtat kushte dhe shpenzime njësoj si fëmijët europianë”.

Sipas Ramës, vota për PS, është votë për anëtarësimin në BE përtej preferencave politike.

“Kjo është një arsye më shumë për ta bërë, se kur t’i japin pasaportën e BE fëmijës nesër, do të thoni, që e kam dhënë votën për atë që nuk e shihja me sy, por e kam bërë për ty, fëmija im”, deklaroi Rama.

Burimi ATSH

“HOMELAND III – The Mountains of Albania”

Albumi "HOMELAND III" është një udhëtim vizual në zemrën e Shqipërisë

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“HOMELAND III – The Mountains of Albania”

Albumi "HOMELAND III" është një udhëtim vizual në zemrën e Shqipërisë