Rama: Gjetëm borxhin publik mbi 70% dhe 700 milionë euro detyrime të prapambetura

Kryeministri foli dhe për të ardhurat për frymë, sipas të cilit, nga 3300 euro, sot janë 10300, ndërsa projeksionet për vitin 2030 janë që të ardhurat për frymë të jenë 15 mijë euro.


Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetari i Partisë Socialiste risolli sot në vëmendje situatën ekonomike në të cilën ishte vendi në 2013, kur PS erdhi në pushtet.

Gjatë takimit elektoral në Devoll, Rama tha se borxhi publik i vendit kishte shkuar në mbi 70%, ndërsa kishte edhe një borxh tjetër të fshehur ndaj kompanive që kryenin investime dhe jepnin shërbime që u llogarit mbi 700 milionë euro.

Përtej kësaj Rama foli për rrugë të lëna rrugëve pa projekte të mirëfillta.

Ai theksoi se sot Prodhimi i Brendshëm Bruto nga 10 miliard euro ka shkuar në 25 miliard euro.

“Sa vlen Shqipëria? Prodhimi i Brendshëm Bruto ishte më pak se 10 miliardë euro, sot 25 miliardë euro dhe ne e projektojmë 35 miliardë euro në Shqipërinë 2030”, tha ai.

Sipas tij, projektimi i këtij niveli PBB-je nuk është dëshirë dhe përpjekje për të mikluar njerëz.

Rama tha se për programin e tij ekonomik për zhvillimin e vendit prej disa vitesh këshillohej nga kryeekonomisti i ish-kancelares gjermane Angela Merkel.

Rama theksoi se në raport me rajonin sa i përket PBB-së, Shqipëria nga vendi i fundit sot renditej në vend të parë.

“Nuk jemi në garë me Gjermaninë, por me rajonin. Kemi qenë të fundit, sot jemi në vend të parë me rritje 109,6% të PBB-së, kur rajoni e ka 64,9%”, shtoi ai.

Kryeministri foli dhe për të ardhurat për frymë, sipas të cilit, nga 3300 euro, sot janë 10300, ndërsa projeksionet për vitin 2030 janë që të ardhurat për frymë të jenë 15 mijë euro.

Përtej kësaj Rama foli për rrugë të lëna rrugëve me projekte mizerabël, teksa kujtoi se segmentin Qukës –Qafë Plloçë.

“Ju kujtohen rrugët, nuk ishin rrugë ishin tendera, kontrata ndërtimi rrugësh, daulle inaugurimi rrugësh, por rrugë nuk ishin. Projektet ishin mizerabël. Sepse njerëzit e dinë shumë mirë që është një gjë krejt tjetër të ndërtosh një shtëpi nga e para dhe tjetër të riparosh një shtëpi. Qukës-Qafë Plloçë ishte skandali më i madh. Në një pikë ku duhet të lidheshin dy skaje me një urë disbalanca ishte 17 m”, theksoi ai.

Rama tha se projekti u përmirësua, u sigurua financimi dhe shumë shpejt ky aks do të jetë gati.

Ai solli në vëmendje edhe se si për shkak të bërjes së tenderëve të rrugëve por mosfinancimit të tyre, kompanitë e ndërtimit u futën në kolaps.

“Rrugët tenderoheshin dhe këta vinin vetëm 1 % të financimit dhe ju thoshin kompanive nisni punën. Kompanitë merrnin kredi, deri në një moment dhe më pas ndaluan, pasi shteti nuk u jepte paratë, banka nuk u jepte kredi dhe rrugët u lanë rrugëve. Të mos flasim për standarde më pas”, theksoi ai.

Në këto kushte vijoi Rama, kreditë e këqija shkuan në rreth 25 %.

“Dhe kur kreditë e këqija prekin këtë tavan, në një shtet normal me njerëz normal, shpërthen alarmi i kuq sepse rrezikohen bankat. Ne i shlyem borxhet, sot i kemi futur në rrugë më në fund rrugët ndërtohen sipas standardeve europiane. Kemi ulu në 4% nivelin e borxhit të keq, një nivel normal”, u shpreh Rama.

Burimi ATSH

Gonxhja: Traditë, ritëm dhe emocione në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Lojrave Popullore dhe Riteve në Burrel

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjetet sociale momente nga aktivitetet e zhvilluara gjatë festivalit, i…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Traditë, ritëm dhe emocione në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Lojrave Popullore dhe Riteve në Burrel

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjetet sociale momente nga aktivitetet e zhvilluara gjatë festivalit, i…