Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi sonte se reforma në drejtësi është një prej arritjeve më të mëdha të qeverisjes së tij dhe një nga hapat themelorë drejt integrimit europian të vendit.

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama deklaroi mbrëmjen e sotme se shumica e shqiptarëve e mbështesin Partinë Socialiste.


Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama deklaroi mbrëmjen e sotme se shumica e shqiptarëve e mbështesin Partinë Socialiste.
“Pse shumica e shqiptarëve mbështet PS dhe si ka mundësi që në tryezat tuaja, sofrat tuaja berberhanet tuaja, në sallonet tuaja mediatike shumica e kundërshton PS që shtë dakord, por deri në pikën që e quan shumicën e popullit të sëmurë, të shitur, të kontrolluar të blerë, etje etj.Këtë po diskutojmë dhe shumica e mbështet PS sepse ka informacion më shumë se ju. Sepse shumica është një shumicë njerëzish që nuk jetojnë në kafene, nuk kalojnë nga kafeneja në kompjuter për të shkruar gjysmë të vërtetat e radhës për portale, dhe pastaj nuk e marrin nga portali që ta kthejnë në fakt dhe ta çojnë te partia politike që ta kthejnë në akuzë, dhe pastaj kjo nuk bëhet një e vërtetë që kthehet në një faj në darkë dhe pastaj të nesërmen mblidhen po ata njerëz dhe diskutojnë me njëri-tjetrin se sa mirë ia bëmë atij….Kjo është historia”, u shpreh Rama.

Sipas tij, shqiptarët ndjejnë dhe kuptojnë që vendi shkon në drejtimin e duhur dhe se PS nuk i diskuton 71 mandate në zgjedhjet e 11 majit.

“Ne të dielën si komb shqiptar, duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë: ne sikomb shqiptar si popull i Shqipërisë këtu, ne si shtet shqiptar, të dielën kemi takim me historinë. Nuk është për të zgjedh PS apo partinë e kënetës. Është për historinë sepse për PS nuk ka nevojë të vij këtu për intervistë. Ne 71 nuk e diskutojmë, nuk është fare në diskutim. S’bëhet fjalë për 71, por për një mesazh force të popullit shqiptar në raport me Europën dhe për një mesazh force që të krijojmë këtu një fuqi të përqëndruar deri në 2027 te negociatat. Ne na ka ndodhur ajo që nuk I ndodh çdo gjenerate. Na e ka sjell fati në dorë që në dy vjet të mbyllim negociatat me një BE që deri dje nuk hapte derën jo për ne, por nuk hapte derën për Malin e Zi, për Serbinë”, theksoi Kryeministri.

Ai shtoi se asnjë parti tjetër nuk ka kapacitetin të bëjë këtë.

Gjithashtu, Rama u shpreh gjatë intervistës televizive se Shqipëria është Europa e Ballkanit duke sjellë në vëmëndje se në 16 maj e gjithë Europa do të mblidhet në Tiranë.

I pyetur rreth politikës së jashtme se si do të pozicionohet Shqipëria mes dinamikave të BE-së dhe të SHBA-ve për ekonominë, NATO-n, Rama tha se Shqipëria ka qëndruar dhe do të qëndrojë në të njëjtën linjë me Bashkimin Europian. “Ne kemi pozicionin tonë dhe ne jemi Europa e Ballkanit dhe po bëhemi Europa e Ballkanit. Do vij gjithë Europa këtu. Do vij dhe NATO. Si ka mundësi që nuk do shkojnë në një vend tjetër.Sepse ne jemi Europa e Ballkanit. Ama nga ana tjetër ne nuk jemi Gjermania. Po të marr rastin e konfliktit në Gaza. Konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës. Ne në mënyrë konstante nga fillimi deri në fund, në OKB kemi qëndruar në të njëjtën linjë me Bashkimin Europian dhe jo në të njëjtën vijë në ndonjë rast me Shtetet e Bashkuara dhe me Izraelin. Dhe këtë ua kemi bërë shumë të qartë edhe të tjerëve. Ua kemi bërë shumë të qartë edhe partnerëve strategjik, edhe miqve të Izraelit, këtu jo, kjo është vijë, ne jemi evropian dhe ne nuk duhet të lëvizim nga kjo sepse këtu mbyllet gjithë harku i profecisë së Gjergj Kastriotit”, theksoi Rama.

Porto Palermo Festival nis me mesazhin për mbrojtjen e detit dhe mjedisit

Edicioni i gjashtë i Porto Palermo Festival u çel me aktivitetin ndërgjegjësues “Preserving our Sea 4”, duke vendosur në qendër…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Porto Palermo Festival nis me mesazhin për mbrojtjen e detit dhe mjedisit

Edicioni i gjashtë i Porto Palermo Festival u çel me aktivitetin ndërgjegjësues “Preserving our Sea 4”, duke vendosur në qendër…