Berisha: Do të falim çdo gjobë dhe kamatë nga viti 1992 deri më 11 maj

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një takim me gratë në Tiranë.0


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një takim me gratë në Tiranë.

Gjatë takimit Berisha kërkoi nga kandidatet gra që të zhvillojnë takime me qytetarët dhe të prezantojnë programin e PD-së.

“Është një optimizëm shumë i madh. Është një optimizëm po ta shprehim me terma reale, dy kate më i madh se ç’e mendojmë. Është një optimizëm që nuk mbahet mend kur ka ekzistuar. Unë konstatoj, nuk po flas vetëm për mitingjet, por për takimet që kam bërë në tregje, në rrugë, një klimë jashtëzakonisht miqësore”, tha Berisha.

“Ndaj dhe unë e kuptoj lodhjen, është faktor normal, por duhet të bëjmë gjithçka, të dalim mbi të dhe të shumëfishojmë takimet me qytetarët. Strukturat e PD të tëra duhet të jenë në funksion tuajin, në shërbimin tuaj. Duhet të bëjnë takime për ju dhe në emër tuaj”, shtoi Berisha.

Gjatë fjalës së tij Berisha premtoi faljen e çdo gjobe për qytetarët shqiptarë “që është vendosur para datës 11 maj e gjer në vitin 1992. Çdo gjobë, çdo kamatë zerohet, bëhet inekzistente për çdo gjë”.

“Duam t’i çlirojmë qytetarët shqiptarë nga makthet e padrejtësive që ata kanë përjetuar ndër vite. Këta sot e kësaj dite i mbledhin dhe dëgjoja një ditë një qytetar që thoshte se më duhen 80 vite punë për të paguar kamatat që kam për energjinë. Kështu që ne, jo vetëm qytetarëve, por ne do falim edhe gjobat e biznesit të vogël. Se edhe ai është viktimë e arbitraritetit dhe absurditetit të inspektorëve të qeverisë”, tha Berisha.

Berisha nënvizoi se “jemi shumë të vendosur që të falim çdo gjobë, ai kërkonte amnisti për grupet kriminale, ne do bëjmë amnisti për qytetarët dhe bizneset e ndershme”.

Burimi ATSH

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.